Sali Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të jetë në pushtet

20 Dhjetor 2021, 17:55Politika TEMA

Sali Berisha deklaron se nisma Ballkani i Hapur dhe të gjitha marrëveshjet e firmosura në kuadër të saj, do të rrëzohen sapo Partia Demokratike të marri pushtetin.

Duke folur në protestën e organizuar përballë Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ardhur në Tiranë si drejtues i “Ballkanit të Hapur”.

Ndërsa Serbinë, Sali Berisha e konsideron Rusi të vogël që përbën rrezik për Ballkanin.

“Aleksandër Vuçiç ka ardhur këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, si udhëheqës i aleancës trilaterale, i tillë nuk do jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e serbmadhisë, sepse prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putin.

Sot Serbia e Vuçiç edhe më shumë se ajo e Millosheviç është shndërruar në Rusinë e vogël, në të vërtetë Rusia e vogël është rrezik për paqen, stabiliteitn e Ballkanit dhe të Europoës.

Protesta jonë sot është protesta e mbarë njerëzve të qytetarëve të cilët nuk pajtohen me genocidin dhe krimin kundër njerëzimit që presin nga Beogradi të kërkojnë falje publike dhe jo të mohojnë genocidin e Srebrenicës, genocidin ciklik kundër shqiptarëve, sepse ata që mohojnë genocidet mbeten në fazën e egërsisë njerëzore.

Kjo protestë e parë e këtij lloji ka dimensione të shumta. Në emër tuajin dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sa PD të jetë në pushtet. Ballkanin e Hapur treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin ndonjëherë edhe si politikë që e mbështesin SHBA. E vërteta është që ky është një mashtrim. SHBA mbështesin bashkëpunim midis vendeve të barabarta dhe jo midis vendeve të panjohura, vendeve të nënshtruara”, tha Sali Berisha.

5 komente në “Sali Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të jetë në pushtet”

  1. Levizje qe synon te percaje Shqiperine me Kosoven si edhe anti-amerikane says:

    Berisha duke dale kundra Ballkanit te Hapur ben nje hap ne dobi te Serbise, te percaje Shqiperine me Kosoven. KJo proteste con uje ne mullirin e Serbise. Sigurisht qe padroni serb qe i paguan te gjithe foltoret dhe kuvendet dhe protestat si edhe sahanlepiresit qe vijne nga SHBA dhe Gjermania ne mbeshtetje te tij i ka kerkuar te beje kete skenar anti-amerikano dhe anti-shqiptar. Me kot e ka sepse populli shqiptar eshte i mencur dhe nuk e rruan njeri per kermen e damkosur ‘non-grata’.

  2. Salivirusi ppsh says:

    PO KOMUNISTE PO NJE DITE DO KESHE MUNDESI PO AJO DITE PER TY NUK VJEN KURRE TI JE KARTE E DJEGUR JE GATI PER BURGUN D RECIT PO MBAJE VETEN ME GARIETE DERI SA TE VIJE DITA

  3. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Sali,pyetje shtrohet:kur do te vini ne pushtet?Dhe pergjigja:kur te shije Hajdini urofin.Hajdini nuk kish as toke,ndaj nuk kish mbjelle asnjehere.Pra ,kur do shije urofin Hajdini?

  4. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Sali.I sherbeve UDB familiarisht ,si nga gruaja dhe nga vicidoli.A mund te te besoj ty si antiserb ,kur edhe para 1990 ,edhe pas 1990 i sherbeve serbise dhe aspak ceshtjes kombetare?Gjerat jane te fresketa dhe perbejne nje liste te tera.por dy do ti shkruan une:-1 thyerja e embargos ndaj ish jugosllavise.2-shkaterrimi i shqiperise i lidhur edhe me rikonicionin e kuadrove te uck qe pergatiteshin ne shqiperi.Pse pas marsit 1992 e orjentove kunder shqiperise se jugut.Si patriot?Apo si tradhetar?

  5. J’a dha GARANCINË Vuçiçit , që këto marveshje nuk prishen KURRË , se të dy e dinë mirë , që FOLTORJA nuk vjen KURRË në PUSHTET !
    Nuk ështe BESPRERË , si BRAVA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje