Çlirim Peka zbulon arsyen e dështimit të tubimit të Berishës: Shqiptarëve s'ua ndjen fare për çështjen kombëtare, shyqyr jemi ne që i tregojmë vendin tradhëtarëve

21 Dhjetor 2021, 10:10Politika TEMA

Gazetari Çlirim Peka ka bërë një zbulim të ri.

Ai komentuar pjesëmarrjen në protestën e Sali Berishës mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ka gjetur shkaqet se pse dështoi.

Përgjatë një bashkëbisedimi me analistët e abonuar në ZeniTv dhe Zeni.net, Peka artikuloi disa arsye se pse pjesëmarrja nuk ishte në nivelin e pritshëm.

Një nga argumentet e artikuluara nga Peka ishte se shqiptarët nuk kanë interes për çështjen kombëtare.

Kjo hipotezë solli edhe diskutime në studio ku edhe analistët e tjerë listuan argumentet e pjesëmarrjes së ulët në këtë tubim.

I vetmi argument për të cilin nuk u shkoi mendja ta përmendin ishte se mos ndoshta shqiptarët nuk e duan më Sali Berishën.

1 komente në “Çlirim Peka zbulon arsyen e dështimit të tubimit të Berishës: Shqiptarëve s’ua ndjen fare për çështjen kombëtare, shyqyr jemi ne që i tregojmë vendin tradhëtarëve”

  1. Tirona says:

    Hahaha Çim Peka te beje analize. Mjafton ti shohesh fytyren prej nje te meti dhe e kupton se cfare xhevahiri mund te nxjerre nga goja.
    Eshte ofenduese per inteligjencen ate me baziken qe te komentohet nga ky fshatar tipik dhe shembullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje