Në selinë e PD-së janë mbledhur dhjetëra protestues kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, protestë kjo e thirrur nga Sali Berisha, megjithatë, Lulzim Basha i është përgjigjur me indiferencë.
Pak para se të nis protesta, Basha ka zgjedhur që të urojë deputeten e tij, Flutura Açka e cila është nderuar me çmim për librin e saj, të titulluar “Biri”.
“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë.
Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”, shkruan Basha.
Turp qe kjo debile perdor vdekjen e te birit per fame, sic e ka perdorur edhe here te tjera per politike.Kafshe.