Gazment Bardhi: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës

20 Dhjetor 2021, 14:13Politika TEMA

Sekretari i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur akzuave se në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha nuk u arrit kuorumi pasi salla kishte një kapacitet prej rreth 2 mijë vendesh.

Sipas Bardhit, delegatët ndodheshin edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. Bardhi u përplas me një prej gazetarëve, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Bardhi: Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar.

Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium.

Gazetari: Çfarë funksionesh kanë?

Bardhi: Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka.

3 komente në “Gazment Bardhi: Ka marrë fund koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës”

  1. FCB says:

    Cim Peka ka nderhyre ne PD per interesat e Berishes ?
    Domethene qe Luli keto 8 vjet ne krye te opozites nuk e paska patur Sali Berishen mbi koke , se po ta kishte pse u donte nderhyrja e Cim Pekes ?

  2. Balo says:

    Qehajai Peka vinte në PD të sillte hyqmin e beut!
    Ike o plaku Sale ikeeee

  3. ben. says:

    O gaztor
    Ju po ja kaloni edhe delenxhinjve te rilindjes.
    Mund tu shpjegosh shqiptareve, se si rine 5004 veta ne 1985 karige?????????
    E ka mare peng sorosi kete vend dhe me keta gaztoret tall trapin me shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje