Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.
Bardhi u shpreh se në Kuvendin e 11 Dhjetorit kanë qenë njerëz të Tom Doshit të futur si delegatë.
“Në vend të transparences, u kyçën dyert për gazetarët. Kishte zero transparence, siç ndodh në çdo celulë ilegale. Premtuan transparence për publikimin e emrave të delegatëve dhe nuk e bënë.
U premtua transparence prej zotit Berisha, por gazetaret nuk u lejuan as të futeshin në stadium. Nuk ka ndodhur kurrë më pare kjo.
Nuk ju lejuan sepse në stadium do të gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të futur si delegatë, njerëz të Tom Doshit, të futur si delegate. Përgjegjësia jone është të bëjmë transparence për opinionin public”, deklaroi Bardhi.
Gazi jep emra kush jane leri mashtrimet .po babalja qe e sajove me salianjin dhe ate halene qe ekeni zgjedhur nenkryetar.muter jeni te tere.zhdukunipisa.