"Nuk është i denjë të pritet në Tiranë", Berisha rendit arsyet përse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën kundër Vuçiç

20 Dhjetor 2021, 12:13Politika TEMA

Sot në orën 16:00, pritet të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, kundër mbërritjes në Tirane të Aleksandër Vuçiç, presidentit të Serbisë, i ftuar i kryeministrit Rama, në kuadër të ‘Open Balkan’.

Para pak minutash, Berisha me anë të një postimi në Facebook  ka listuar 4 arsye pse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën e sotme.

1.Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij.

2.Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet.

3.Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4.Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.

 

1 komente në ““Nuk është i denjë të pritet në Tiranë”, Berisha rendit arsyet përse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën kundër Vuçiç”

  1. rexha 10 says:

    ARDHJA E VUCICIT NE TIRANE ESHTE MARVESHJA ,RAMA, VUCIC, SALI .PO TI BONI MIRE LLOGARITE PA PERMENDUR ASE EDHE NJE HERE TE VETEME KOSOVEN ,VUCIC VJENE TAMAM NE KOHEN E TRAZIRAVE NE TIRANE . VJENE VETEM PER TE KRIJUAR PROTESTA ,DHE ANARSHI PER GJENDJEN QE PO KRIJOHET NGA PD.LEVIZJA E BERISHES NUKE MBARONE PA IKUR NJE KOKE TURKU. MEQE SHBA E BERI GJENERAL TE KRIMIT ,MENDOJE SE PO SHBA DUHET QE TI GJEJE VENDIN . I DUHEN BERE LETRAT PER TA DERGUAR NE GJYKATEN E HAGES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje