“Ke humbur mundësinë të replikosh me këtë shumicë”, Basha përplaset me Spiropalin: Ne po pastrojmë forcën tonë politike…

20 Dhjetor 2021, 11:29Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, i ka thënë kreut të PD, Lulzim Bashës se ai e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për të bërë replikë me shumicën, duke iu referuar zhvillimeve brenda partisë opozitare.

“E keni futur opozitën në vallen e marrëzisë. Ju z. Basha e keni humbur mundësinë dhe privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice. Duke iu lënë na avazin tuaj, unë po kthehem te një hero i vërtetë. Arjan Sala ishte baba i një fëmije”, tha ministrja.

Pas kësaj deklarate, kreu i PD tha se ajo që është bërë brenda partisë që ai drejton është forma më e lartë e legjitimitetit.

Standardet e vendosura në luftën korrupsionit nga SHBA nuk mund të jenë të ndryshme. Ajo që ka ndodhur brenda forcës tonë politike, ajo që keni parë nuk është proces deligjitimimi, por forma më e lartë e legjitimimit, pastrimi i një forcë politike nga mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit. Ndërsa ajo që ju jeni për momentin nuk është shprehje e aspiratat e socialistëve për një shtet social”, tha Basha.

2 komente në ““Ke humbur mundësinë të replikosh me këtë shumicë”, Basha përplaset me Spiropalin: Ne po pastrojmë forcën tonë politike…”

  1. E vetmja gjo qe eshte i afte te pastroj lyli-Qyli
    jane WC e Ambasadave sepse me Partite dhe Politiken s#e lidh asgje
    KOPilin e futur nga oxhaku naten ne PD .
    Vetem pafytyresia e ktij Plehre Politike ,menyra se si ky i eshte futur dhe bo Karagjozin
    ne kte Role qe e kan zbythur Te Huajt ,(me endrrat ne Hale se nji dite mundet te behet KM )
    eshte Skandaloze dhe i neveritshem ,kur dijme se sa Krime ka mbi Konton e tij ky Sharlatan
    qe sdi me lidh dy fjale dhe gjithcka pellet medieve e parlament ja cojne Tutoret para syve idiote.

  2. rexha 10 says:

    PO KETE ANTARE TE PLENIUMIT TE KOMITETIT QENDRORE SI PO E MBANE KETE POSTE ,PER INTERESAT E PRTISE ,APO PER DUARTROKITJET PARTI ENVER , JEMI GATI KURDOHERE..KETE ME SHUME MERAKUN E KA PER PD ,SESA PER PS E ATIJE TE GJATIT . KURE DO TE MBAROJNE KETA MANIKINET E PARTIVE ,SEPSE NA U BENE SI FILMAT VIZATIMORE PER FEMIJET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje