Basha: Lefter Koka, “kokë turku” e mafias së inceneratorëve

20 Dhjetor 2021, 11:20Politika TEMA

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha e konsideroi një hap pozitiv arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka’.

Basha e cilësoi ish-ministrin Koka si bishtin e aferës së inceneratorëve dhe tha se “koka” e vërtetë është kryeministri Edi Rama.

“Me të pandehur të njoftuar prej vitesh nga media dhe opozita që sot janë në arrati, në qofshin gjallë akoma, e nuk kanë marrë plumbin kokës nga mafia e inceneratorëve, e me një kokë turku që për ironi që e ka mbiemrin Koka. Që më fakt është bishti se koka është pas meje.

Se nuk ka shpjegim tjetër, në asnjë vend tjetër normal, nuk ka… edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk mund të ndodhë, nuk kanë si të ndodhin nëse koka është Koka që është sot në pranga, dhe jo ky që është pas meje.

Ky është thelbi i sundimit në Shqipërisë sot, një kastë që ka asgjësuar demokracinë, ka paralizuar drejtësinë dhe kërkon ta shndërrojë këtë parlament në një foltore qesharake, kopje të foltoreve të tjera, ku flitet për gjithçka përveçse për problemin e vërtetë”, deklaroi Basha.

1 komente në “Basha: Lefter Koka, “kokë turku” e mafias së inceneratorëve”

  1. Opinion says:

    Ore kokë lyrë!Shumë gjëra negative janë bërë në Shqipëri mbas 2013.Kjo e ka zgjidhjen, Spak dhe të gjithë institucionet të ngrihen në këmbë me denoncimet tuaja dhe të gjithë shoqërisë.Kjo nuk do të thotë që para kësaj date duhet të harrojmë apo të mbyllim sytë sikur nuk ka ndodhur asgjë.Je në të gjitha kushtet dhe rrethanat për të denoncuar gjithçka që është bërë në oborrin dhe pushtetin e partisë tënde.Ky është pastrimi, purifikimi që pret vëndi nga partia juaj që ka bërë jo vetëm korrupsion por dhe vrasje.
    Ke by…ta bësh këtë bëjë,nëse nuk je vetë i përfshirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje