Basha: ‘Trekëndëshi i Bermudës’ po bëjnë gjithçka që ta shndërrojnë Shqipërinë si çifligun e tyre

20 Dhjetor 2021, 11:03Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend pas kryeministrit Edi Rama i cili shpalosi skemën e ndihmës ekonomike për fëmijët që marrin statusin ‘nën kujdesin e Republikës’.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për skemën, që e cilësoi kriminale dhe që sipas tij u zhvati shqiptarëve 400 mln euro.

Më tej, Basha foli sërish për atë që ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës”, që i referohet Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës për të cilin tha se “po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë në cifligun e tyre”.

“Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Pastaj kur dëgjon c’ndodh cdo ditë në këtë vend, se si 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, kupton sa hipokrite e kotë e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përems votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga krimi organizuar, kapja e shtetit, arsyeja e vetme pse këta njerëz vijojnë të sundojnë.

Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe, në radhë të parë krizë ekonomike, kriza e humbjes së shpresës.

Arrestimi i ndryshimit nga konglomerati i pushtetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar, oligarkisë ekonomike financiare e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh, e nga ana tjetër interesat e një kaste të kalbur të vjetëruar 30 vjecare dhe një tjetër trekëndëshi që populi e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë si cifligun e tyre”, deklaroi Basha.

1 komente në “Basha: ‘Trekëndëshi i Bermudës’ po bëjnë gjithçka që ta shndërrojnë Shqipërinë si çifligun e tyre”

  1. Asgje nga gjithcka ky Sharlatan pellet Medieve apo Parlamentit nuk ka Kuptim
    sepse e para nuk ka lidhje me te verteten dhe eshte jashte cdo Realiteti ,
    duke qit her pas here vetem Brockulla ,me justifiku Opozitarin qe ku nuk di e se ben dot ,
    sepse eshte thjeshte nji cop Idiot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje