“Kontrollo gjuhën që e ke lëshuar”, Basha –Spiropalit: Do bërtasësh në gjykatë, vjen këtu e krekosesh me veshje firmato

20 Dhjetor 2021, 12:24Politika TEMA

Dita e sotme në Kuvend po vijon me replika të njëpasnjëshme mes ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Pas replikave nga foltorja dhe karrigia, Spiropali foli me tone të larta kur iu drejtua demokratit: “Kontrolloni gjuhën se e keni lëshuar fare, që kur ju kanë lëshuar nervat. Nuk kemi pse të merremi me marrëzi”.

Ndërsa Basha iu drejtua duke i thënë se nuk është nevoja që të “bërtasë” pasi shumë shpejt këtë gjë do e bëjë para gjyqtarëve.

“Doni vettingun niseni nga vetja. Të vjedhësh 5 mln euro e të na krekosesh me firmato Mos bërtit se do të vijë rradha të bërtasësh para gjyqtarëve.  Ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë totale. Nuk morët asnjë masë.

Jeni njësoj si covidi,  madje jeni më vdjekjeprurrës se covidi. Ministrat shpirt kazmë që vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e tërmetit, edhe në pandemi. Jo më kot jeni qeveria më e korruptuar e Ballkanit. Skam ndërmend të pranoj leksione nga ikonat e qeverisë më të korruptuar nga Ballkani”, tha ai.

3 komente në ““Kontrollo gjuhën që e ke lëshuar”, Basha –Spiropalit: Do bërtasësh në gjykatë, vjen këtu e krekosesh me veshje firmato”

  1. Tarasi says:

    Basha pallati ku banoje ska demtime vila me para te pista mos na u hiq si papa hajdut ladut .m…..

  2. Populli says:

    Do te vije rradha dhe Ty o qelbesht nje thenie e popullit e gjetsh nga mos e pandefsh

  3. Te ndershmit po i del gjumi says:

    Ujku ujku bertet Luli po ti o Lul me cfare i shtove vilat???? sa vila ke dhe ku i gjete keto te ardhura. Cirresh e cirresh per te tjeret kur ke traun permbi koke. Kur te vetosh veten dhe te shpjegosh burimet e pasurive te tua atehere ke te drejte tu kerkosh te tjereve e deri atehere mbylle squpin dhe ha buke e fli gjume se dhe ty do te te vije rradha shpejt populli nuk ha me bar.Hajdut ,kriminel njesoj si Sala je shoke ishit dje dhe se hape njehere gojen bashke i bete pazararet tani na derdellis si i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje