FOTOT: Protesta kundër Vuçiç, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet me flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë, forca të shumta policie

20 Dhjetor 2021, 15:45Politika TEMA
FOTOT: Protesta kundër Vuçiç, bulevardi

Pak minuta para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Open Balkan”, forca të shumta policie dhe efektivë të Gardës së Republikës janë vendosur në ambientet e Kryeministrisë.

Siç duket nga pamjet efektivët janë në pjesën e pasme të Kryeministrisë, të gatshëm për të ndërmarrë çdo veprim sipas protokollit. Ndërkohë që shihen dhe efektivë të tjerë të armatosur.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur në të dyja krahët flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë. Protesta është paralajmëruar në orën 16:00.

1 komente në “FOTOT: Protesta kundër Vuçiç, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet me flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë, forca të shumta policie”

  1. Aljen says:

    Nuk e kuptoj perse duheshin varur flamuret e vendeve te tjerra ? Nuk eshte e nevojshme te priten qeveritare me flamuj ne qytet. Mjaftojne flamuret e protokollit…..Nuk me la aspak shije te mire. i vune ata flamuret kur shkoi Rama???????? Kujt i sherben kjo hipokrizi? Pse duhen acarur plaget e atyre qe i kane akoma te pa mbyllyra ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje