Pse u zgjuan kaq fort ‘puplat’ nacionaliste të Berishës, në këtë ‘kohë kolere’ për të?

20 Dhjetor 2021, 17:23Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Si njëri, edhe tjetri përballë, të dy janë ‘Non’, domethënë ‘hiç’, ‘asgjë’, ose ‘jo’. Bota diplomatike ka gjetur fjalën ‘Non grata’ për  një person si “i pa mirëseardhur në çdo kokë, por pa i shpjeguar pse-në e vendimit” (Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”). Si Sali Berisha, edhe Aleksandër Vuçiç janë dy persona ‘Non’.

Berisha është një ish president dhe kryeministër i Tiranës që i ‘ka ardhur hakut’ vendit dhe popullit shqiptar si edhe ka shkelur rëndë gjendjen e paqes e të stabilitetit në rajon.

Për këto arsye madhore, Amerika e ka shpallur ‘Non grata’, veç për të neutralizuar një rrezik për Shqipërinë dhe për rajonin. Ndërsa Vuçiç është president i Serbisë, që mes shqiptarëve nuk është se gëzon statusin ‘Po’, edhe ky është një ‘Non’ tjetër.

Sot presidenti i Serbisë, Vuçiç, vjen në Tiranë për një arsye politike e shtetërore; gjë që mirëpritet edhe nga SHBA dhe BE. ‘Non-i’ i Tiranës, Sali Berisha, ka vendosur që me një tufë militarësh t’i dalë përpara atij tjetrit dhe t’i thotë se ‘Je non- grata, nuk të lejoj të vish!’

Çfarë po na ndodh kështu ne si komb e si racë?

E para, po na ndodh kotësia, vaniteti. Para nesh kruajnë brirët dy ‘non-a’, që si njëri edhe tjetri, nuk i duhen gjë kujt këtu në këtë vend. Sali Berisha mban statusin e njeriut që ka ‘minuar demokracinë ‘, që ka vënë autoritetin shtetëror për të ndalur rrugën e ‘drejtësisë njerëzore’,  dhe që ka vjedhur pasurinë publike për vete dhe familjen duke përdorur postin zyrtar.

Ky që nuk i ka lënë gjë pa bërë krijesës njerëzore të këtij vendi, ky del e ‘lufton’ kundër ‘Non-it’ tjetër që nuk i intereson njeriut këtu. Të dy këta dalin ‘në livadh’ e kruajnë brirët për ta emërtuar publikun si ‘budalla’ i cili mahnitet prej brirëve të rremë.

E dyta, prapë ne shikojmë e çuditemi sikur po vërejmë dy zogj që ndërtojnë folenë e tyre në degën mbi ne:

Sali Berisha, tashmë i zbuluar për krimet e tij ndaj kombit, po kërkon një folè. Foleja e fundit nga ku doli përjetësisht, ishte Parlamenti dhe Partia Demokratike. Në Amerikë dhe në vendet e Evropës nuk i shkel më këmba.

Në Tropojë, ku ka lindur- u shoqërua nga një ushtri e tërë militarësh për në Foltore; atje thonë se ‘është edhe në gjak’ kanunor… Atëherë, ku do ta ndërtojë ‘çerdhen’? Fatmirësisht për të, erdhi zoti Vuçiç. Bashkë me këtë po ndërtojnë çerdhen e ‘nacionalizmit’. Kjo është çerdhja e fundit e maskarenjve, thotë Makiaveli.

E treta, si u zgjuan kaq fort ‘puplat’ nacionaliste të Berishës në këtë ‘kohë kolere’ për atë?

Nuk do të kishte dhuratë më të çmuar se sa ardhja e Vuçiç në Tiranë. Pse?

1.Sepse Vuçiç është një bashkëpunëtor i njohur i Milloshevic, ka qenë edhe ministër i tij. Por një bashkëpunëtor akoma më i zjarrtë i Millosheviç ishte Sali Berisha. Ai hodhi poshtë vendimin e Shteteve të Bashkuara në vitin 1993 për koncesione dhe izolim të diktaturës së Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe e furnizoi me energji makinën ushtarake të Sllobos që do të shtypte për vdekje shqiptarët. Ndërsa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti ‘marksiste, terroriste!’ Berisha është urryesi më i tmerrshëm kundër kombit shqiptar.

2.Me rastin e vizitës së Vuçiç, Berisha ka një aleancë me presidentin serb; ky bashkë me të ndërton alibinë se duke dalë në rrugë ‘e pastrova fytyrën, luftova kundër presidentit të Serbisë’. Në fakt Berisha e bën këtë që ta dëgjojnë budallenjtë rreth tij.

3.Me këtë rast i vjen në ‘ndihmë’ edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’. Ballkani i Hapur mbyll dhe asfikson Berishën dhe të gjithë banorët e ‘strofkës nacionaliste’. E para, pse lufta kundër ‘Hapjes së Ballkanit’ është luftë kundër strategjisë së Perëndimit. Berisha ka misionin që të ndalojë çdo korridor të strategjisë Amerikane për të kontrolluar Rusinë… E dyta, me rastin e ‘Hapjes së Ballkanit’, Berisha shikon rrezikun e hapjes së dosjeve në Beograd, ku ka kapituj të mëdhenj si i përfshirë në punët kundër shqiptarëve dhe kundër Perëndimit.

Dhe më në fund, pse e ndjekim lojën e ‘Kotësisë’?

Në këtë fushë dyluftimi sot nuk ka asnjë ‘Po’, ka vetëm ‘jo’ dhe ‘Non’. Berisha dhe Vuçiç bëjnë lojën… Atëherë cila është kureshtja? Mbi kokat tona ndërtohet ‘lufta false’ dhe fole e maskarenjve, ndërsa në fushë nuk ka asnjërin ‘po’, vetëm ‘Non’.

Ka vetëm kureshtje…

8 komente në “Pse u zgjuan kaq fort ‘puplat’ nacionaliste të Berishës, në këtë ‘kohë kolere’ për të?”

  1. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Ja dhe Frrocko! Ka 30 vjet qe verdalliset poshte bythes pushteteve sa andej-kendej duke share-lavderuar, lepire-peshtyre dhe anasjelltas te gjithe!
    Eshte pra ajo qe quhet – Bllokimi i ndryshimit te Elitave.
    Po ato bajga te dhjetorit 90 ne qeverisje, ne publicistike, ne media, ne studio, ne zyra.
    Jane bajgat e Ramiz Alise Made in dhjetor-90 qe mbajne peng Shqiperine aty ku e la ai qe i nxorri nga verra, RAM Alia

    1. Skypion says:

      Mirdita ka nxjerre burra trima dhe njerez te mencur.
      Por, cdo fis e ka nje pis. Zoti Frrok Cupi eshte, le ta themi, pisi i fisit te tij.
      Nuk e di nese keni degjuar per Lleshine e Zi, ne kohen e sundimit otoman, i cili drejtonte nje cete bashibozukesh qe vriste e priste ne emer te sulltanit; ne fakt keta ishin gjaprishurit e Mirdites, gjakdhjeret. Zoti Frrok Cupi eshte, pse te mos e themi, nje gjakdhjere i tille.
      Eshte i te njejtit soj gjakprishurish, qe dikur , ne Mirdite, kerkonin shpalljen e Republikes nen protektoratin Serb.
      Eshte i te njejtit soj gjakprishurish, qe ne kohen e komunizmit, bashkepunuan , sic thote ajo kenga per nje heroine se ish- Sigurimit te Shtetit, ” kamb per kamb me sigurimin, per me i kap si maca minin” ( dmth, Mrika, heroina e kenges ne fjale , punon ngushte me Sigurimin per te kapur diversantet!).
      Eshte i atij soji gjakprishurish katolike te Mirdites, qe jo vetem punuan ne sektore strategjike te kohes, sic ishte ai i Agjitpropit, dmth si gazetar, por edhe ndihen regjimit duke bashkepunuar me ish-Sigurimin e shtetit. Zoti Frrok Cupi , dihet nga te gjithe, qe ka qene nje “rat” ne shoqerine e tij , sic thone amerikanet.
      Ne itali ka nje shprehje per kete soj te zvetenuarish: ” Katokomuniste”, qe do te thote katoliko-komuniste, qe me tutje akoma do te thote nje si qenie e mbrapshte.
      E bere kere rezyme, per te gjithe ata qe nuk e din se c’eshte ky i perhenur.
      Sa i perket patriotizmit te Sali Berishes, sidomos aspektit qe ka te beje me Kosoven, ketu as ia vlen fare te merresh me ata qe e kontestojne. EShte fyese per intelektin te debatosh per nje gje te tille.
      Megjithate, faktet duhen thene: Sali Berisha ishte i pari politikan shqiptar, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove, qe denoncoi dhe denoi publikisht ndarjen e Kosoves. Kjo ka ndodhur ne vitin 2018. Pas Sali Berishes, filluan te reagojne politikanet e tjere, sidomos ne Kosoves, nje nga nje, dhe si me ndroje ne fillim, derisa u bene nje mase aq e madhe dhe kompakte, qe e rrezoi perfundimisht projektin e ndarjes se Kosoves.
      Ky ishte projekti Soros-Vucic-Rama-Thaci.
      Pak muaj me pas, ne Parlamentin e Shqiperise, Edi Rama i ben nje pyetje retorike Sali Berishes: e kalon dot oqeanin? Rama e dinte i pari qe Berishes i ishte qepur nje dosje, sepse ishte ai vete autori kryesor i saj; Soros do ta lobonte qe te pranohej nga zyrtaret e Dep.Shtetit.
      Dhe e bene. Por kjo ishte si nje gur qe u ra kokes.
      Deshen ta eleminonin politikisht e moralisht Sali Berishen – ne fakt, e rikthyen edhe njehere ne politike, madje duke i dhene edhe kredite te tilla morale, sa e kthyen ne nje hero.

  2. Desari says:

    Z.Frrok jeni i saktë në shkrimin dhe perceptimin tuaj. Një imjorant fanatik dhe militantist me shkollën e stresit, nuk kupton se rrealiteti nuk ç’bëhet.

  3. Sali Trimi says:

    Me thene te verteten, gjerat jane me shume koplekse se kaq. Keto evenimente qe po ndodhin ne Ballkan qe e kane emeruesin e perbashket “non” shtrihen deri ne stepat e Rusise.
    Amerika na ben nje nder te math me keto “non”, por ne thelb ajo ka interesin e vet. Ne Ballkan punet nuk vene ashtu sic do deshironte Amerika dhe Evropa. Ndikimi rus dhe kinez ka zene vend sidomos ne popullaten serbe te Ballkanit. Radha e kesaj “non” eshte keshtu:
    1-Non per Sali Berishen qe nga perkufizimi krahasohet vetem me terrorristet qe ndiqen nga Amerika. Ndryshimi midis rasteve qendron ne ate se Sali Berisha kemngul qe ai eshte ne dashuri me Ameriken, ndersa terroristet deklarojne se do vdesin duke luftuar Ameriken.
    2-Non per udheheqesit serb te Veriut te Kosoves. Keta jane te financuar dhe te mbeshtetur direkt nga Putini. Ata mbeshteten financiarisht edhe nga Vuciqi.
    3- Non per Dodikun qe ne shtypin tone interpretohet gabimisht si sanksione per Bosnjen. Jo, Amerika ka deklaruar se eshte Republika Serpska qe do ballafaqohet me sanksione nqs…Aty ne pushtet eshte Dodik, nje bythec i hapur i Putinit. Ne kete kontekst sanksionet do jene me te gjera se sa nje “non” qe eshte aplikuar per individet, sic eshte rasti i Saliut dhe udheheqesve te serbeve te Veriut te Kosoves. Ne rastin e Bosnjes Dodiku do shpallet “non” dhe republikes se tij do i vihen sanksione.
    Ne jemi me fat qe Sali Berisha nuk eshte ne pushtet. Po te ishte ai ne pushtet, keto sanksione do imponoheshin per tere shtetin tone, sic kercenohet Republika serpska.
    Pra ne tere kete “non” Amerikane te bie ne sy qe ketu nuk eshte thjeshte fjala per hadute dhe kriminele ordinere, por ne rradhe te pare per interest amerikane ne ballkan. Ketu goditet Rusi dhe influence e tij. Ketu ne rradhe te pare po goditen spiunet e Rusit, por edhe rrymat pro ruse qe duan te shkaterrojne Evropen dhe zvogelojne ndikimin amerikan ne Ballkan.
    Hajdute dhe kriminele ka edhe ne vendet nordike apo ne Gjermani. Amerikes nuk i bie nderment qe te shpalli keta individe ‘non”, sepse kjo eshte thjeshte pune e drejtesise se ketyre vendeve ku funksionon shteti.
    Marrja direkte nga Amerika per te shpallur Sali Berishen, Dodikun, udheheqesit e Veriut te Kosoves dhe apo Vuciqin ka te beje per seriozitetin e veprimtarise destruktive ruse ne Ballkan. Ne rastin e Dodikut ai e deklaron hapur respektin per Putinin dhe Rusine. Sala deklaron se ai eshte proamerikane, qe ne thelb do te thote ai nuk del dote hapur kunder Amerikes per shume arsye. Arsyeja e pare eshte qe populli jone eshte perjete mirenjohes Amerikes, per ato qe ka bere per ne dhe arsyeja e dyte personale eshte se si spiun i serbit dhe rusit ai eshte mesuar te punoje “nen rrogoz’.

  4. Salih Plehu says:

    Sali Ram Berisha eshte nje qelbesire frikacake prandaj po mundohet te fryj puplat sikur eshte faktor i rendesisshem ne politiken shqiptare Ne fakt eshte leter e djegur..USA ka derguar ne Shqiperi dosjen e ketij sharlatani dhe shume shpejt do shkoje ne burg Salihi e di mire kete

  5. Xeni says:

    Nja Kater pese persona me siguri do perfundojne ne psiqiatri prej Berishes.
    Meroja, Frroku, Ngjela, Pata e Doçerat.
    E kane humb busullen fare, spo ju del orakulli. …

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Ha ha ha!!!Na dhive gazit o Xeno!!! Ske pa gjo hala mër Xen i Salës!!! Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  6. Roland says:

    A je burre o Frrok LLULLA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje