“Buxheti i fryrë si gjeli i detit”, deputeti i PD në Lushnje: Familjet shqiptare s’po shërbetosin bakllavanë se kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri

20 Dhjetor 2021, 14:56Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek varfëria që sipas tij që ka kapluar vendin, pasi buxheti nuk po shkon tek familjes shqiptare.

‘Buxheti i shtetit shqiptar nuk e kalon Vitin e Ri, ashtu si gjeli i detit. Ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po shërbetosin dot as bakllavanë, pasi kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri. Më kujtohet koha kur mbanim mollët poshtë divanit, se kishim hall se i hanim para kohe.

Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet. Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot.

Ku është shpërblimi për Covid-19? Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen. 3.2 mln euro për fermerët janë turp për bujqësinë. Me ato lekët, mund t’u jepni vetëm sufllaqe kur të qajnë për produktet që hedhin ne kanal.’- tha Korreshi.

5 komente në ““Buxheti i fryrë si gjeli i detit”, deputeti i PD në Lushnje: Familjet shqiptare s’po shërbetosin bakllavanë se kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri”

  1. qytetar says:

    Ju te PeDe – es vetem mjerim sillni.
    Jeni mallkimi me i madh i Shqiperise.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Le ta marrim
      me gazmend:
      Rafa Benitez
      në parlament!

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Le ta marrim
    me gazmend:
    Rafa Benitez
    në parlament!

  3. DV 2022 says:

    Te gjitha keto qe shkruan ky deputeti ( pervec banjave te munguara, per te cilat kam disa dyshime) ndodhin ne cdo vend kapitalist te botes. Ju jeni bere si ata femijet qe vetem quarraviten dhe nuk duan te ndalojne kuisjen edhe kur ju ofrohet ndryshimi. Thjesht jeni bere te peshtire.

  4. naqiu says:

    Ti lushnjar koreshi je surat mullaqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje