Gjeneralët amerikanë japin alarmin: Ushtria të bëhet gati për një grusht shteti

20 Dhjetor 2021, 15:13Politika TEMA

Paul D. Eaton, Antonio M.Taguba & Steven M.Anderson janë tre gjeneralë të SHBA-ve që kanë bërë thirrje përmes një shkrimi në “Washington Post” për përgatitjet që duhet të bëjë ushtria e vendit me qëllim përballimin e një tjetër grushti shteti gjatë viteve të ardhshme.

Ata parashikojnë vitin 2024 si më të mundshëm për një grusht shteti për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

Nga Paul D. Eaton, Antonio M.Taguba & Steven M.Anderson, “The Washington Post”

Ndërsa po afron përvjetorit i parë Ii kryengritjes me pasoja vdekjeprurëse në Capitol Hill-Washington,ne si ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane jemi gjithnjë e më të shqetësuar mbi pasojat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dhe potencialin e krijimit të një kaosi me pasoja serioze brenda ushtrisë sonë, çka do t`i vendoste në rrezik të madh të gjithë amerikanët.

Thënë shkurt:Ne jemi të tmerruar nga mendimi se një grusht shteti, do të ketë sukses herën tjetër që do të tentohet. Një nga pikat e forta të ushtrisë sonë, është se ajo mbështetet nga popullsia jonë e larmishme. Ajo përbëhet nga një koleksion individësh, të gjithë me besime dhe prejardhje të ndryshme etnike.

Por pa një ruajtje të vazhdueshme të kohezionit, është shumë real potenciali për një kaos në ushtri, që do të pasqyronte ndarjet e forta sociale apo politike. Dhe shenjat e trazirave të mundshme në radhët e forcave tona të armatosura janë më se të dukshme.

Më 6 janar 2021, një numër jo i vogël veteranësh dhe pjesëtarësh aktivë të ushtrisë amerikane morën pjesë në sulmin mbi Capitol. Më shumë se 1 në 10 nga ata që u akuzuan për sulmin e asaj dite, kishin qenë më parë pjesë e ushtrisë së SHBA-së.

Një grupim prej 124 zyrtarësh ushtarakë në pension, nën emrin “Flag Officers 4 America”,bënë publike një letër ku ndër të tjera i bënë jehonë sulmeve të rreme të Donald Trump mbi legjitimitetin e zgjedhjeve tona.

Çfarë është më shqetësuese, kohët e fundit gjeneral brigade Thomas Mancino, gjenerali që drejton trupat e Gardës Kombëtare në Oklahoma, refuzoi një urdhër të presidentit aktual Joe Biden që kërkonte vaksinimin e të gjithë anëtarëve të Gardës Kombëtare kundër koronavirusit.

Mancino deklaroi se ndërsa Garda e Oklahomas nuk është e mobilizuar në mënyrë federale, komandanti i tij kryesor është guvernatori republikan i shtetit, dhe jo presidenti i SHBA-së. Nëse ndodh një kryengritje tjetër, do të ishte shumë shqetësuese mundësia për një prishje totale të zinxhirit komandues përgjatë linjave partiake, nga maja e zinxhirit deri në nivelin e një skuadre operative.

Skenari i organizimit të njësive të tilla që mund të rebelohen ndaj komandantit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane,nuk mund të hidhet tërësisht poshtë. Imagjinoni për një moment rivalizimin e komandantëve të përgjithshëm – një Biden i sapozgjedhur që jep urdhra, dhe një Donald Trump (apo një figurë tjetër Trumpiane), që jep urdhra si kreu i një qeverie në hije.

Më keq akoma:imagjinoni në një moment sikur politikanët në nivel shtetëror dhe federal të instalojnë ilegalisht si president një kandidat humbës të zgjedhjeve. Të gjithë anëtarët e shërbimit betohen për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së.

Por në një proces zgjedhor të kontestuar, ku ka një ndarje të besnikërisë, disa mund të ndjekin urdhrat e komandantit të përgjithshëm legjitim, ndërsa të tjerët mund të ndjekin kandidatin humbës Trumpian.

Edhe armët mund të mos jenë të sigurta në varësi të asaj se kush i mbikëqyr ato. Sipas një skenari të tillë, nuk është e çuditshme të thuhet se një kaos në ushtri mund ta çojë SHBA-në drejt një luftë civile. Në këtë kontekst, me ushtrinë tonë të paralizuar dhe të përçarë, do të dëmtohej siguria e SHBA-së.

Secili nga armiqtë tanë mund të përfitojë, duke nisur nga një sulm i gjithanshëm ndaj aseteve tona apo aleatëve tanë. Mungesa e gatishmërisë ushtarake gjatë pasojave që sollën zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte mbresëlënëse dhe shumë shqetësuese.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Christopher C.Miller, dëshmoi se e ndaloi me dashje mbrojtjen ushtarake të Capitol Hill përpara 6 janarit 2021. Thuhet se gjenerali i ushtrisë Mark A. Milley, kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët, u përpoq të siguronte që mbrojtja bërthamore e vendit të ishte e sigurt nga urdhrat e paligjshëm.

Është e qartë se e gjithë ushtria jonë u zu gafil në fillim të këtij viti. Dhe teksa vendi është ende i përçarë si kurrë më parë, ne duhet të ndërmarrim hapa për t’u përgatitur për më të keqen.

Së pari, duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar një kryengritje tjetër. Asnjë udhëheqës i vetëm që e frymëzoi atë nuk është mbajtur përgjegjës. Zyrtarët tanë të zgjedhur dhe ata që zbatojnë ligjin -përfshirë Departamentin e Drejtësisë, komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjithë Kongresin – duhet të tregojnë më shumë emergjencë. Por ushtria nuk mund të presë që të veprojnë zyrtarët e zgjedhur. Pentagoni duhet të urdhërojë menjëherë një rishikim të roleve për të gjithë protagonistët – me uniformë dhe civilë – që janë mbi Kushtetutën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Po ashtu duhet të ketë një rishikim të ligjeve të luftës, dhe mënyrës se si identifikohen dhe trajtohen urdhrat e paligjshëm. Duhet të ketë një përforcim të“unitetit të komandës”, për t’ia bërë të qartë çdo anëtari të Departamentit të Mbrojtjes se para kujt duhet të japin llogari.

Asnjë anëtar i shërbimit ushtarak, nuk duhet të thotë se nuk e kuptonte se nga kush të merrte urdhra gjatë skenarit më të keq të mundshëm. Përveç kësaj, të gjitha degët e ushtrisë amerikane duhet të bëjnë një punë më intensive në fushën e të dhënave inteligjente në të gjitha bazat ushtarake.

Synimi duhet të jetë identifikimi, izolimi dhe largimi i rebelëve të mundshëm; ruajtja nga përpjekjet e propaganduesve që përdorin informacionet e rreme për të përmbysur zinxhirin komandues; dhe për të kuptuar sesi përhapen keqinformimet e tjera nga ana e propagandistëve.

Së fundi, Departamenti i Mbrojtjes duhet të zhvillojë disa simulime në lidhje me kryengritjen e ardhshme të mundshme post-zgjedhore apo ndonjë përpjekje të re për një grusht shteti, për të identifikuar pikat e dobëta.

Më pas, ai duhet të kryejë një përmbledhje nga lart-poshtë të gjetjeve të tij, dhe të fillojë të vendosë masa mbrojtëse për të parandaluar sabotimet jo vetëm në ushtri, por edhe në çdo agjenci që punon krah për krah me ushtrinë. Ushtria dhe ligjvënësit e kanë krijuar tashmë një ide e re për të parandaluar ndodhjen e një kryengritje tjetër në vitin 2024. Por ata do të kenë sukses vetëm nëse ndërmarrin tani veprime vendimtare. /abcnews.al

Shënim: Paul D.Eaton, gjeneral-major në pension i ushtrisë amerikane, dhe këshilltar i qendrës “VoteVets”. Antonio M.Taguba, gjeneral-major në pension i ushtrisë amerikane. Steven M.Anderson, gjeneral brigade në pension i ushtrisë amerikane.

19 komente në “Gjeneralët amerikanë japin alarmin: Ushtria të bëhet gati për një grusht shteti”

  1. pjatalaresi says:

    Demokratet nga humbja e sigurt qe do te kene ne zgjedhjet e ardheshme po pregatisin te mbajne pushtetin me dhune duke inskenuar grushte shteti apo te tjera dhe harrojne drejtimin qe po i japin Americes me metoda bolshevike te tipik Kinez . Vete demokratet deklarojne Revolucionin e nisur…!!!!! Percarja e vendit, vjedhjet, djegjet nga shtresat e “proletariatit “ eshte rruga qe diktarurat te tipik komunist kane fituar pushtet. Sa per grusht shteti jane segmentet e intaluar ne shtet dhe media per te arritur kete synim. Ata qe mendojne per te sjelle socializmin ne USA jane aseti i fundit i Alkajidas per ta shkaterruar USA nga brenda dhe nuk te cudit mundesia e nje lufte civile…!!!!

    1. Aron says:

      Kjo eshte 100% e vertete.

      1. I.Hoti says:

        ;pjatalares’ byshlepiras i salehit trushperlare e truthare;;;BITHA JUAJ …ANAL..ISTE TE WASHINGTON-nit…Cfare krimbash krimineke te krisur.

    2. Kluzho says:

      Ne se SHBA deshiron te bllokoje ne maksimum tentativat e ushtrise per te bere GRUSHT SHTETI,le te studiojne pervojen se si e kishte organizuar Enver Hoxha ,qe ushtria NUK KRYENTE DOT NE MENYRE ABSOLUTE GRUSHT SHTETI!

    3. Kalec Dega says:

      “Pjatalars” e ke qa…te ralle shqiptare qe kuptojne djallin komunist qe ka infektuar trurin e shqiptarit te gjore qe rrobtohet ne Ameriken e Bidenit e Kameles…..duke lare pjata dhe WC e amerikaneve te vertete….

      kush votoi per Biden, pervec zezakut, cifutit, lol…..edhe shqiptaret…enough said, mate….
      =
      lol
      =
      Me ne fund , nje shprese te njerzimi pasi lexoj nje koment me vlere. Respekt!

    4. I.Hoti says:

      ;pjatalares’ byshlepiras i salehit trushperlare e truthare;;;BITHA JUAJ …ANAL..ISTE TE WASHINGTON-nit…Cfare krimbash krimineke te krisur.

  2. Kalec Dega says:

    Mos kini frike, sa te jete gjalle “aleati” juaj i pamposhtur Sali Ram Berisha, i cili, me dashurine e madhe per Ameriken qe ja ke mekuar e ema qysh kur ushqehej me gji, asgje s’ju gjen

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Elegji per tradhtarin e kombit Edvin R Toptanin

    Po hek Nana shamine e ballit,
    Me dure n’kry nise me vajtu.
    Ka thirr vllau, vraresin e djalit ,
    Midis sofres ma ka pru.

    Po ndin bjeshket vajin e nanes,
    Edhe zogjt mbi mal zane vend .
    Po thote nana ,syte drejt Hanes ,
    Ky nuk asht ma djali jem.

    Kush tradhton vllane dhe Kosoven,
    Kjofte mallku per njemije vjet .
    Kush armikut ja shtrin doren ,
    Hapt me dure vorrin e vet.

  4. Teli says:

    Jo mooore. Ne vendin e Kimetes te ndodhe kjo??
    Ska mundesi, me siguri punojne per Berishen kto gjeneralet. Pastaj Amerika nuk mund te beje te tilla gjera. Amerika nuk GABON. E ka thene edhe luli , edhe ANAListet, qe nuk mundet more Amerika me gabu.

  5. Luli says:

    Me siguri ka gisht Berisha ktu! !!

  6. Dyli says:

    Keta gjeneralet do te jene te besimit fetar “leftoid” qe nuk ka lidhje me realitetin – besoj se do te kene qene shume te shqetesuar dhe kur organizatat perparimtare revoulucionare BLM dhe ANTIFA vodhen dhe dogjen gjithe qytetet per nje vit rresht dhe nuk u denua asnjeri…….

    WaPo ka marre fund si gazete qe merret me keto budallalleqe…

  7. AlbNY says:

    Ti djegin me benzinë minjtë e haleve. Nuk kishte bërë vaki kurrë me parë që të sulmohej Kongresi. Bëri vaki nga mutërit trumpets. Sa të jetë gjallë kërrma Trump, nuk ka besë hillbillësia. Bjeruni pa mëshirë kafshëve.

  8. Beni says:

    TRE LEGENA QE GENJYEN BOTEN SE SADAMI KA LENDE KIMIKE DHE I VUNE FLAKEN L.SE MESME DUKE U VRARE QINDRA MIJERA NJEREZ TANI NA TREGOJNE PERRALLA ME GRUSHT SHTETI VETEM TE INSTALOJNE DIKTATURE DHE TE MAJTET “DEMOKRAT”TE MBAJNE PUSHTETIN ME DHUNE.

  9. AlbNY says:

    Ti përvëlojnë me flakhedhës. Turpi i Botës. Nuk e kishte sulmuar askush Kongresin. E bënë hillbillsat brekpalarë. Shuajini megjithë Trump. Trumpets janë kanceri i dhoqërisë amerikane. Ruralë deri ne vdekje. Shuajini si farë hillbillsat dhe kush i përkrah ata si kta lëtyrat që vijne nga moçalet e Shqipërisë.

  10. ⚙️Ingranazhi says:

    Artikuj per te fshire menderen , si vete gazeta WP !!
    Sa per info , nuk ishin governatoret e Washington state , winsconsi-t Minnesotes , New York dhe te tjere qe refuzuan urdhruin e Tramp kur u bene reprezaljet ne keti shtete , me te njejtin argument se national guard eshte ne kooetencat e shtetit dhe guvernatorit !!!
    Dhe rrasti tjeter Gjeneral Milli nuk mori ne dore kopetenca qe ishin komplet jo kushtetuese , kur vendosi te anashkalonte presidentin , duke mare ne telefon gjeneralet kinez dhe tu siguronte atyre se nuk do zbatoj urdher per sulem, ne rraste se do jepet nje i till !!!
    Ku ishite shqetsimi i gjeneraleve te bides kur ndodhen keto gjera !?
    Sa per histori , New York Times ka rekomanduar
    ( mbeshtetur) ne gjthe ekzictencen e saj si gazet,vetem nje here kantidat republikan per president ( Regan)
    kurse Washington Post asnjehere ne histori nuk ka mbeshtetur kantidat republikan , vetem ketu kupton se sa e objektive eshte .
    Mero vazhdon te mari info nga kanali i tumit cnn dhe nga letre bythes wp dhe nyt
    Po asnje publikim per popullaritetin e xho dhjeramanit 28% dhe kamales 10% !!!

  11. PO , PO says:

    Problemi qe shtrojne keta ushtarake te larte ne rezerve eshte shume serjoz , i argumentuar dhe i ngritur ne kohe , per te parandaluar nje gjeme teper te rrezikeshme , jo vetem per SHBA – te por per gjithe globin , ndaj duhet vleresuar me seriozitet e pergjegjesi te thelle nga instancat shteterore dhe lideret politike te SHBA – ve .

  12. Palm Beach Florida says:

    jane gjenerat TRUMPISTE, askush nuk ua ve ne pordhe ketyre bythqireve Shume shpejt do arrestohen Mos mbaj shprese Sali Maloku se dicka do ktheje mbrapsht NON GRATA

  13. Daniel says:

    Fatkeqesi qe gazetari nuk ka bere analizne e ketyre tre personave para se te publikonte nje lajm te tille. Keta nuk jane ne admisnistrate ose ne drejtim te ushtrise. jane te hequr nga puna.
    Te tre gjeneralet jane demokrate. Shiheni se kush i beri gjenerale ne internet! Kjo eshte menyra sesi duan te mbajne pushtetin duke vjedhur me poste voten e popullit.
    1-Paul D Eaton ishte keshiltari i Hillary dhe Obames dhe nje kundershtues i forte i Trump dhe Bush
    2- Antonio Taguba publikoi informacione sekrete kunder administrates se Bushit qe e pushoi nga puna. Ai duhet futur ne burg!
    3- Steven Anderson mbeshtet politikat e partise demokratike—green energy–dmth me shume kolaps ne ekonomi dhe me shume socializm.
    Tani cdo kush ka te drejte te japi opinionin e vet kur ehste person privat por keta kane ndikuar me opinionet e tyre kur kane qene ne pushtet dhe kjo eshte e gabuar. Usharaket duhet te jene te depolitizuar derin ne momentin qe kalojne ne politike. Gazetari nuk duhet te shkruaje qe tre gjenerale kane dhene kete mendim kur ne nje moment te tille ata duhet te zhvishen nga kjo rrobe dhe te jene persona private. Shyqur qe te tre jane pushuar nga puna! se edhe kur te heqin me arsye te mira nuk eshte gje tjeter ne ushtri vecse pushim nga puna.
    Inflacioni ka dal nga kafazi dhe presidenti dhe administrata e tij nuk e ndalojne dot. Jo vetem qe se ndalojne dot por kur tregu dhe ekonomia te fillojne te bien atehere ata do humbasin thelle ne zgjedhje, aq thelle sa partia demokratike sdo existoje fare. Kjo eshte fatkeqesi sepse krijon monopol politik. Dhe Amerika do kaloje ne shume kriza te tiera. Natyrish ata do ia vene fajin kapitlaizmit por fajin nuk e ka kapitalizmi por politikat sociale qe demokratet kane ndiekur ne vite. Amerika eshte kthyer ne socializem nen petkun e kapitalizmit. Cdo perandori ka nje lindje dhe vdekje.
    Fatkeqesi kushe lexon kete artikull ne menyren qe eshte perkthyer!!!
    Amerika nuk ka nevoje per te tilla masa sepse ka nje kushtete qe nuk e gris njeri dhe kjo u vertetua gjate protestave te kapitalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje