55-vjeçari me trupin që do ia kishin zili dhe të rinjtë: Kam këtë trup se pi.... urinë

21 Dhjetor 2021, 22:10Lifestyle TEMA
55-vjeçari me trupin që do ia kishin zili dhe të rinjtë:

Në moshën 55-vjeçare, Troy Cassey ka muskuj barku që do të dëshironin t’i kishin edhe ata që janë më të rinj se ai. Por ky burrë nga Arizona, SHBA nuk e lidh aspak fizikun e tij me një jetesë të shëndetshme apo dietë të ekuilibruar, por me urinën e tij.

Tro ka 17 vjet që pi dhe aplikon urinën e tij mbi lëkurë, madje agjëron për javë me të si dhe përdor klizma urine. Dikur ai ishte një model kryesor për firma të njohura si Versace, por tani punon si “trajner jetese dhe shërues” që i mëson klientëve të tij “terapinë e urinës”.

Terapia e urinës është e lashtë, thjesht nuk flitet për të. Urina është plot me aminoacide, qeliza mëmë dhe antitrupa. Unë e pi çdo mëngjes”. Për të, aplikimi i urinës së fermentuar është “shatërvan rinie” dhe thotë se “klizmat me urinë janë ato që e kanë ndihmuar fizikun e tij”.

“Provova ta aplikoja në lëkurë, sidomos në plazh dhe ka rezultate fantastike. Është një hap shumë i madh psikologjik që njerëzit ta përdorin si hidratues,  por është euforik dhe kundër-rrudhë. Acidi urik përdoret në shumë produkte të shtrenjta kozmetike”.

Vlen të përmendet se përvoja e Troy është personale dhe nuk ka asnjë material shkencor që provon përfitimet e “terapisë së urinës”. Urina është një produkt mbetjesh që përmban ujë, ure, vitamina dhe minerale që trupi nuk arrin t’i ruajë. Ndonëse një njeri nuk mund të dëmtohet nga pirja e saj, në një studim në Kinë është shpjeguar se mund të shkaktojë efekte negative si diarre, dobësi, temperaturë dhe dhimbje muskujsh.

4 komente në “55-vjeçari me trupin që do ia kishin zili dhe të rinjtë: Kam këtë trup se pi…. urinë”

  1. Black Jack says:

    Fuckking lajm idiotesh, ka plot ne USA ?? qe jone me mbi moshe se ky dhe jane bodybuilding me mire de ky dhe pa kto
    lloj opsione qe ju tochat e Temes publikoni, fuckking idiot news again, keni any new news per t’thone se ky osht lajm idiot, debila

  2. TURIEMIGR says:

    NDONJE GABIM DO TE JETE . SMENDOJ SE ESHTE 55 VJEC PO NJA 70

  3. Në çfarë niveli ordiner e keni çuar detyrën apo rolin e gazetarit!
    Informacione si ky krijon vetëm një ndjenjë pështire duke menduar se edhe kush lexon ju nuk bën gjë tjetër veçse “terapi urine”

  4. anticensurë ??? says:

    55 vjeç që duket si 75??
    mos vallë është ajo shurra që e ka bërë të tillë??
    është ndonjë gjë fenomenale një gjë e tillë??
    me 60+ kam shokë që janë më mirë se ky dhe ushtrojnë sport pothuajse çdo ditë!!
    shko mor pirdhu!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje