Anastas Angjeli vetofrohet për postin në Bankën e Shqipërisë, Edmond Spaho: Je një kandidaturë ekselente

21 Dhjetor 2021, 12:09Politika TEMA

Në ambientet e Kuvendit të Republikës është zhvilluar seanca dëgjimore me disa prej kandidatëve të vetofruar për dy vakancat e shpallura, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pjesë e kandidaturave të vetofruara ishte dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili në prezantimin e tij u shpreh se kandidon për këtë post pasi mendon se ka përvojën e nevojshme për të dhënë ndihmën e tij në ndryshimin e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatura e Angjelit mori mbështetjen e deputetit të PD-së në Komisionin e Ekonomisë, Edmond Spaho, i cili tha se kjo është një kandidaturë ekselente.

Anastas Angjeli: Mendoj që një kontribut që mund të jap është përmirësimi i kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë është që nga viti 1997, pra për çerek shekulli nuk ka ndryshuar dhe ka nevojë të përmirësohet.

Përmirësime të tjera janë rritja e autonomisë e Bankës së Shqipërisë, duke e bërë atë më të pavarur nga ato që parashikon Kushtetuta. Gjithashtu ka disa akte të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me auditin e brendshëm edhe ato duhet të përmirësohen. Dhe dy elementë të tjerë janë transparenca, që duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin e vendit tonë, si dhe siguria kibernetike.

Endmon Spahio: Vende të tilla në Bankën e Shqipërisë janë për individë me një eksperiencë dhe përvojë të madhe. Kështu që mendoj se zoti Anasatas Angjeli është një kandidaturë ekselente për këtë pozicion.

6 komente në “Anastas Angjeli vetofrohet për postin në Bankën e Shqipërisë, Edmond Spaho: Je një kandidaturë ekselente”

  1. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Dhe cudite nuk paskan te sosur – Monda e pas bythes Saliut e quan Ekselente kandidaturen e Cac Angjellos te cilit shefi i tij i ngjiti nofken “Mamuthi korrupsionit”…Ahahahaha (natyrisht nuk ka kuadro tjere pervec se Gallosheve te grisura te 30 viteve me pare te tipit Caci )
    Aty tek Keshilli mbikqyres i Bankes Caci do gjeje edhe Ridvan Boden, ish-in e Saliut qe e dergoi aty Edi Rama ne vend te socialistit Arben Malaj sepse i nxorri bojen me fakte per kolapsin financiar qe ka sot qeverisja Rama.

  2. Kaonia says:

    Ku mi gjeni keto fyryra ,po dhe ekonomisti me i mire ne bote te ishte prap nuk duhej vendosur aty pasi eshte ekstrem anti shqiptar,takohej rrezave te athines me keta miqte e vjeter.Fshatar Sarande ,vurkar !

  3. Ben says:

    Hahaha mamuthi korrupsionit qe sdi as anglisht nivel i ulet shum megjithse esht hajdut miljoner

  4. Llaf Dibre says:

    Hajdutit po i dorezove celsat e kasafortes nuk quhet me hajdut.

  5. Cajupi says:

    Simbol i njeriut te pangopur. Bravo jergjiti sarandes

  6. Mese I sinqerti nga te gjithe ish komunimistat e 90.. says:

    Une per veten time kam besim si Qytetare I thjeshte,, qe Zoteria Caci,, do te ja a frohe si Popull Lügen e floririt..Vetem duhet te besoje, pa patur besim nuk kemi mundesi ta provojme… Urime..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje