Kryeministrja serbe: Protesta e Berishës në Tiranë pati mbështetje edhe nga Beogradi

21 Dhjetor 2021, 09:41Rajoni TEMA

Kryeministrja e Serbisë e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha politikan të së shkuarës, që e ndërton politikën e tij me konflikt.

Reagimi i saj vjen një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër nismës së Ballkanit të Hapur, teksa presidenti serb Vuçiç e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev ndodhen në Tiranë.

“Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi” – tha Brnabiç në një talk shoë në televizionin Happy TV, pa përmendur specifikisht askënd.

“Ka njerëz që tërhiqen nga forcat e së shkuarës e të tjerë që tërhiqen drejt së ardhmes, sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit,” shtoi ajo, shkruan N1.

Sipas saj, nisma e Open Balkan kundërshtohet nga njerëz ‘të ngecur në disa stereotipe nga të cilat nuk mund të dalin’ dhe shtoi se ka njerëz që kanë frikë se nisma do të zbulojë të gjitha dobësitë e tyre:

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë në fakt janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”

9 komente në “Kryeministrja serbe: Protesta e Berishës në Tiranë pati mbështetje edhe nga Beogradi”

  1. Asd says:

    Pershendetje Bernabic per mentalitetin europian, civil e demokratik.

  2. "BOHOTINA" says:

    Sigurisht. Si dhenderr qe e kini do ta mbeshtesni. U ka sherbyer aq shume…

  3. Shqiptari says:

    Bernabič ,nuk e besoj qe ta kane fsheh qe Sala eshte spiuni juaj!

  4. drago says:

    Dihet mire qe Sali Berisha eshte i UDB-se…

  5. Genti says:

    Bernabic e di mire kush ben lojen e qarqeve antishipare serbe ne Shqiperi dhe qe i hedh benzine xjarrit duke u fshehur pas nje patriotizem te shtirur. Kush i beson atij qe furnizoi ushtrine e Miloshevicit me nafte,kush i beson atij qe e quajti UCK-ne terroriste dhe i burgosi militantet e saj ? Berisha mund te jete gjithcka pervecse patriot. UDBerisha eshte dora e zgjatur e ultranacionalizmit serb qe nuk do paqetim mes dy popujve tane dhe kjo eshte e njohur tashme. Por te gjithe e pame se ujku plak udbash nuk mblodhi me shume se 500 vete qe dolen aty per djegur flamuri serb per tu dhene ultranacionalisteve serbe buken e perditshme te urrejtjes ndaj shqiptareve. Besoj se si ne Shqiperi dhe Kosove ashtu edhe ne Serbi ka njerez me mend ne koke qe shohin nga e ardhjme .nga bashkpunimi,fqinjesia e mire dhe pajtimi e paqetimi mes popujve tane dhe kjo dite do jete e afert por edhe sfidat e shumta.

  6. KOSOVA says:

    PER DALLIM NGA SALA GREKOSERBI RAMA PUTHET CDO 2MUAJ ME VUCICIN -KY SHERBETOR I VUCICIT DERISA KUR DIGJET FLAMURI SHQPTAR NE BEOGRAD NUK BURGOSET ASNJERI NDERSA KURDIGJET FLAMURI SERB BURGOSEN EDHE PSE JANE MINOREN 12 dhe 14 VJECArR SA PER MBESHTETJE E SERBEVE PER SALEN SI GJITHMONE GAZETA TEMA ESHTE GAZETE E RAMES

    1. Roberto says:

      Kosova e ke gabim. Kur eshte djegur flamuri yne nr Serbi personat pergjegjes jane arrestuar ndesa dje ai qe terhiqte flamurin Serb i hipur nr shtylle dhe qe ra nuk ishte minoren por ishte sa nje gomar prandaj mos fol kot. Ti ke merak qe Rama “puthet” me Vucicin kaq shpesh?? Po akoma te prapambetur do rrini ju?? Si mund te zhvillohen mardhenie midi vendeve pa takime? Pa bisedime?? Pa perqafime dhe pa puthje sic thua ti??? Akoma ne lufte e shikoni vehten ju andej?? Keshtu do vazhdoni??? Po merrni mendjen e Albin Kurtit dhe vazhdoni. Ju nuk e kuptoni qe kjo eshte per te miren e te gjithve dhe vecanerisht per ju qe vazhdoni jetoni me fantazma dhe fantazi te gabuara ne tru. Behuni njerez dhe mos ngulni kembe si mushka. Asgje te keqe nuk ka nga nisma Open Ballkan. Mos degjoni fjalet e iga te Kriminelit Sali se ai eshte i mbaruar dhe kerkon te shpetoje duke gjetur njerez si ty.
      .

  7. Llaf Dibre says:

    Hajde dhe mos i beso. Duam apo s’duam, me mire se na njohin difektet serbet, te keqen qe na gerryen se brendshmi e qe ata e kane patur historikisht aleat, nuk i njohim ne. Djegia e flamurit serb, pertej spetaklit te shemtuar “nacionalist”, nuk mudi te fshihte shpirtin dumbabist. Pikerisht dumbabistet e viteve 1913-14 i kemi pare(ne histori) te nderrojne qeleshet e bardha me te kuqe(serbe), madje te puthin dhe flamurin serb. Vetem aventurat dumbabiste nuk i ka lidhur dhe nuk i lidh asgje, as me nacionalizmin as me patriotizmin. Perkundrazi.

  8. Jo vetëm mbështetje , por dhe nxitje nga Beogradi , këtu në Shipëri e Kosovë , me ata që valvitin FLAMURIN e NACIONALIZMIT nga e KEQJA ,se kanë ngrënë ÇORBËN E PRISHUR !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje