Në Elbasan Arena, Dinamo dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në sfidën e vlefshme për aktin e 15-të të elitës së futbollit shqiptar.
Në minutën e katërt, korçarët do kalonin në avantazh me Mensah, por goli do anullohej për faull ndaj Sofranac. Në të 51-tën, ekipi i Shkëmbit do realizonte një super gol me Siljanovski, por anullohet për pozicion të parregullt.
Në të 80-tën, djemtë e Memellit do dilnin bukur përpara, teksa Simoni do shpëtonte një gol të sigurt.
Pak sekonda më pas pretendohet një penallti nga Skënderbeu pas një prekje me dorë të një lojtari dinamovit, por kryesori thotë se loja duhet të vazhdojë. Në fund Mensah u pa i vetëm përballë portierit Simoni, por ky i fundit pret.
Dinamo renditet tashmë e shtata me 15 pikë. Po aq pikë ka edhe Skënderbeu, por është e teta.
Kriza e Dinamos iken me largimin e trainerit i cili nuk ka haberin e trainimit.Dhe nje nga ruga me vendos do kete rezultate me te mira.Shkembi eshte nje delirant qe dhe kur humbet lavderohet falja kerkohet nje here jo si ben ky kerkon falje dhe po njelloj.Dinamo lojtare ka por traineri eshte totalisht i pa afte.Dhe pronari i klubit qe ngul kembe qe e mban ben gabim se Dinamo nuk eshte vetem e tij
Ai pronari Dinamos jo qe ngul kembe mos ta heqi po deklaroi qe do ta bej Fergusonin Shqiperis.Me kete kembe ngulje qe ka ai do tja largoj edhe ata pak tifoza qe ka.