Deliron media e Armando Dukës: Super Sport e cilëson historike talljen dhe përdorimin që FSHF po bën për fushatë ndaj fëmijëve  

21 Dhjetor 2021, 22:10Sport TEMA
Deliron media e Armando Dukës: Super Sport e cilëson historike talljen

Super Sporti një media e Armando Dukës ka kaluar në delir pas lajmit se pronari i tyre dhe i Federatës Shqiptare të Futbollit do jap vit për vit 1 milion euro për fëmijët.

Natyrisht ky është premtim tallës për fëmijët, të cilët në mënyrë turpshme po keqpërdoren vetëm për fushatë nga ana e Armando Dukës, i cili për këtë sektor në këto 20 vite që sundon futbollin shqiptar nuk i ka pasur asnjëherë në konsideratë.

Sot fëmijët shqiptar nuk kanë asnjë kusht, asnjë bazë materiale, terren për stërvitur dhe fushat e ndeshjeve janë në gjëndje skandaloze dhe jo më kot shumë fëmijë e kanë braktisur këtë sport.

Përgjegjëse është Federata e Armando Dukës e cila atentatin më të rëndë që ka kryer ndaj fëmijëve është se ka bërë legjitime dhe dhunën. Sot në ndeshjet e moshave dhuna mbetet prezente dhe rastet janë ato të pak muajve më parë.

Ndërkohë që faktet janë kokë forta, Armando Duka gjen rastin e tallet me ëndrrat e tyre duke u premtuar para imagjinare dhe për këtë turp ai ka vendosur në dispozicion për ti bërë jehonë Super Sportin.

Kjo media e tij e ka cilësuar këtë veprim tallës që ka si qëllim vetëm përftimet në prag të zgjedhjeve si historike, duke hedhur para per ta sponsorizuar lajmin në rrjetet sociale.

1 komente në “Deliron media e Armando Dukës: Super Sport e cilëson historike talljen dhe përdorimin që FSHF po bën për fushatë ndaj fëmijëve  ”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ore leni analizen e broçkullave qe hedh si tymuese Duka. Ai e ka ne gen mashtrimin e hajdutrine. Ju shihni qe e rivalizon ne zgjedhjet e ardhshme nje kloun dhe servil i tij. Pra ai e ka te fituar prap nje mandat. Per kete mendoni ju te medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje