Habiti me tripletën, mediat elozhe për shkodranin e Interit që përfaqëson… Irlandën

21 Dhjetor 2021, 17:08Sport TEMA

Irlanda ka një talent që po shndrit gjithmonë e më shumë.  Ai, në fakt është shkodran. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Kevin Zefi, të cilit italiania “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull pas performancës së tij të shkëlqyer me U-17 të Interit, ku realizoi një tripletë ndaj Veronës, duke i mundësuar të rinjve zikaltër të mbajnë kryesimin në kampionat.

I lindur në Dublin nga prindër shkodranë, Zefi mahniti të gjithë me një gol spektakolar në kategorinë  e dytë të atij vendi, me ekipin e St Kevin’s Boys, ku shkruajti historinë si golashënuesi më i ri i atij vendi, vetëm 15 vjeç dhe 6 muaj.

Destinacioni i një lojtari irlandez zakonisht është Premier League, por për shkak të moshës së re, rregullat e reja pas BREXIT i mohojnë çdo futbollisti të huaj që të nënshkruajë kontratë si i mitur. Interi përfitoi nga rasti duke siguruar talentin e ri, që deri më tani i ka shpërblyer me 5 gola dhe gjeste teknike të përkryera.

Federata Shqiptare e Futbollit ka kontaktuar me kohë me prindërit e Kevin, por ata, edhe pse mirënjohës, për momentin, kanë deklaruar se djali i tyre do të vazhdojë me fanellat jeshile të Irlandës. Por Zefi nuk është thirrur ende në përfaqësuesen irlandeze, përtej ekipeve zinxhir, kështu që shpresat mbeten për ta parë si kuqezi.

1 komente në “Habiti me tripletën, mediat elozhe për shkodranin e Interit që përfaqëson… Irlandën”

  1. tifozi says:

    Qenkan shkodrane prej Irlande. Keta duhet ta konsiderojne nderin me te madh qe i behet djalit te tyre thirrja ne kombetaren kuq e zi.
    Nuk arrij te kuptoj askend qe i thote vetes shqiptar, por femijet i shtyjne qe te luajne per kombet e tjera. Mjere ata per mendjet qe kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje