Napoli thyen Milanin në "San Siro"

19 Dhjetor 2021, 23:06Sport TEMA

Napoli ka marrë një fitore të madhe në “San Siro”, teksa ka mposhtur minimalisht Milanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Heroi i skuadrës së Spalletti ishte Elmas, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 5-të, pas një krosimi nga goditja e këndit.

Milani u mundua të reagonte, duke krijuar disa raste, por nuk ia doli ta dërgonte dot topin në rrjetë.

Kuqezinjtë shënuan në minutat e fundit me Kessie, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa Milani dhe 4 pikë më pak se Interi kryesues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje