Armando Broja dhe roli i tij në Kombëtare, të gjithë kundër trajnerit Reja

18 Dhjetor 2021, 17:52Sport TEMA

Parë me një sy të thjeshtë, të kesh një sulmues 20 vjeç që luan titullar në Premier Ligë dhe shënon 4 gola, njëri më i bukur se tjetri, do të thotë se ai në Kombëtaren e Shqipërisë duhet të jetë titullar i padiskutueshëm. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka pasur një sulmues që të luante në kampionatin më të fortë në botë dhe aq më tepër në këtë moshë të re.

Edhe te Shqipëria Broja i ka dhënë provat, duke shënuar dy golat e dy fitoreve 1-0 ndaj Hungarisë, që e renditën Shqipërinë në vend të tretë në kualifikueset e Botërorit, pas Anglisë dhe Polonisë. Përtej gjithë kësaj situate, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, vazhdon të deklarojë se sulmuesi nuk ka pasur një sjellje të mirë dhe tashmë Broja është çështja e ditës.

Deklarata e Rejës ka të bëjë me principet e futbollit dhe ndoshta pak me karakterin e Brojës. Më parë italiani e ka kritikuar lojtarin për mënyrën si lëviz në lojën pa top dhe ka thënë se duhet të punojë më shumë e të jetë më altruist e të mbrojë më shumë. Argumente që janë hedhur poshtë nga specilistë të futbollit, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë të Kombëtares, të gjithë kundër Rejës.

Astrit Hafizi, një nga kritikët më të mëdhenj të trajnerit të Kombëtares, ka thënë: “Reja duhet të ketë shumë kujdes me Armando Brojën, sepse Shqipëria nuk është Italia”. Kjo deklaratë e Hafizit do të thotë se kuqezinjtë nuk e kanë luksin të kenë shumë alternativa si kombëtaret e mëdha dhe se lojtarin më premtues dhe më të talentuar duhet ta trajtojnë në mënyrë speciale, duke pranuar ndoshta edhe ndonjë “kapriço” të tij.

Altin Lala, ish-kapiten i Kombëtares, është shprehur qartë se Broja duhet të jetë titullar, sepse po kalon një formë shumë të mirë me klubin e tij. “Reja ka shumë eksperiencë dhe kërkon të menaxhojë sa më mirë grupin. Por, lojtarët që janë në formë me skuadrën e tyre, duhet të luajnë. Broja mund të ketë ndonjë mangësi në fazën mbrojtëse të lojës, por me formën që ka, ai duhet të luajë titullar, sepse për të fituar duhen golat dhe ai po shënon.

Ne shqiptarët kemi atë sjelljen tonë, që kur trajneri të lë një ndeshje në stol, ne lëmë çantën dhe ikim. Sigurisht, jam kundër kësaj. Duhet që skuadra të përshtatet me cilësitë që kanë lojtarët. Nuk po them se duhet ndërtuar skuadra rreth Brojës, por duhet krijuar një grup i fortë dhe solid. Unë do ta aktivizoja titullar Brojën, pastaj, nëse duhet mbrojtur diçka do ta ndërroja”, – ka thënë Lala në një intervistë të fundit.

Në krah të Brojës prej kohësh ka dalë edhe ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares, Sokol Kushta. Me një postim në faqen e tij në Facebook, vlonjati inkurajon sulmuesin e ri. “Bravo Broja! Vazhdo kështu dhe mos lejo që të bëjnë dele!” – shkruan Kushta, një nga përkrahësit më të mëdhenj të sulmuesit të Çelsit, që tani luan në huazim te Southemptoni dhe po zbukuron Premier Ligën me golat e tij.

Broja dhe Reja janë një çështje e momentit dhe deri në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares me siguri trajneri do të tërhiqet sadopak nga pozicioni i tij. Shqipëria nuk e ka luksin të çojë dëm një talent kaq të rrallë.

8 komente në “Armando Broja dhe roli i tij në Kombëtare, të gjithë kundër trajnerit Reja”

  1. Reja Re E Zeze per kombetaren says:

    Tranjeri Reja duhet te ishte shkarkuar por korrupsioni i tyre ne FSHF eshte kalvar i gjate dhe i trashe

  2. Tz says:

    Porch jevgu….discipline o bother sepse disiplina dhe kolectiviteti jane çelsi I fitores…..transcribe Reja eshte 100% ne rregull

  3. WTF was that? says:

    E keqja e Brojes ka per ti ardhur nga shqiptaret qe e inkurajojne te jete kokeforte.

  4. 444 says:

    Reja ka marre fund si trainer!

  5. Morava says:

    Nqs Reja do të kishte menaxhuar më mirë Brojën në dy ndeshjet me Poloninë sot do të ishim ende në garë për në botëror.Por duket se problemi është diku më thellë nga cfarë thotë Reja. Psh Janë nja dy deklarata të Çikalleshit që tregojnë edhe diçka tjetër.”Nuk do të thotë ndonjë gjë se bëre një ndeshje të mirë.Kjo nuk mjafton” thënë kjo për ndeshjen e Brojës në Kazakistan, apo “ Mos kini frikë , nuk jam plakur akoma” pak kohë pas deklaratës së parë.Apo qoftë edhe deklarata e fundit “Broja do të jetë e ardhmja e kombëtares për dhjetë pesëmbëdhjetë vjetët që vijnë” Po kush tha që nuk është që tani më i rëndësishmi për kombëtaren?Reja thotë se ka mangësi në lojën mbrojtëse!Po sulmuesit futen në lojë së pari që të bëjnë gola dhe jo që të jenë mbrojtësa.Kur ata që bëjnë mbrojtjen më mirë por nuk shënojnë dot për cfarë duhet të jenë sulmues.Po me ekipet kua ai ka luajtur në formacion deri tsni (Viteshe,Sauthemton) si bën me këto “difekte” që paskërka.Në fund të fundit është detyra e Rejës ta menaxhojë situatën ashtu siç është dhe jo të sillet në mënyrë kriminale me lojtarin sikurse ka bërë disa herë.Me Uellsin se mblodhi fare ,po ashtu me Çekinë.Me Hungarinë në Tiranë e futi kur nuk kishte kë të fuste tjetër kurse në Hungari vetëm pak minuta në fund.Me Poloninë jashtë u tregua mizor dhe i papërgjegjshëm (mbase dhe i paaftë) kurse të dytën e futi kur e kishte marë ferra uratën.Reja ka një meritë të madhe për ndryshimin për mirë të ekipit por edhe kryeneçësia e tij me Brojën duket më shumë si një kapriçio.E fundit fare më vjen keq ta them por si Reja Shqipëria gjen lehtë një tjetër por si Broja nuk e gjen dot më për ndonjë shekull.

  6. Cinalleshi says:

    Lerini pordhet se Broja i fut nje te ikur se si ha palla per kombetaren o derra! Kur tu ngefet juve ta therrisni nuk u vjen ai juve

    1. pjeter says:

      Broja eshte 20 vjet gje ka edhe nje jete te tere perpara si futbollist,ka kohe edhe ti ngelet hatri dhe te bindet se me Shqiperine, qe te marri vlerat maksimale,duhet te beje pjese e nje grupi te bashkuar,se per sa i forte qe eshte,e shyqyr qe e kemi,nuk mundet i vetem te arrije ne rezultatet si kualifikimi,prandaj shume perkedhelje e marrin ne qafe,sepse mund te ndodhe pikerisht qe te mos pranoje disa kushte e ngelet jashte me deshiren e tij qe dote thote humbje edhe per ate.
      Personalisht kur lexoj ate c’ka thone Hafizet,eshte e njejta melodi prej vitesh, Hafizi per shembull,nuk i honeps dot trajneret e huaj e rri gjithe diten tu shef gabimet, kur ai dhe te tjere si ai, kur drejtonin kombetaren,nuk e kalonin mesfushen kundershtare me skuadrat e tyre,megjithe se kishin lojtare,ku disa ishin me te mire se te sotmit teknikisht.
      Rezultatet kan ardh me drejtimin e Brigel,De Biasit,edhe Rejes,dmth,ne pergjithesi balance pozitive e te huajve me keta specialistet e hicit tone.

  7. WTF was that? says:

    Ky diskutimi I legjendave shqiptare eshte cfare eshte keq me mentalitetin shqiptar .meqe eshte lojtar I talentuar duhet te jete mbi rregullat ,mbi trainerin e mbi lojtaret e tjere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje