S'ka fitues në "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Dinamos

17 Dhjetor 2021, 21:46Sport TEMA

Emocione në Dinamo-Vllaznia, por në fund asnjëra skuadër nuk fitoi dot. Një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe pati dy tablo.

Dinamo ishte më mirë në pjesën e parë, teksa e pati një rast të artë me Besir Demirin që në minutën e 11-të.

Blutë e mbyllën në sulm me Sofranac, që nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Asnjë gol në 45 minuta.

Vllaznia reagoi në pjesën e dytë, por hasi në një paraqitje fantastike të portierit Simon Simoni.

Adoleshenti ndali fillimisht sulmuesin Ante Aralica, më pas Mehdi Çobën dhe në fund mefushorin Mustedanagic.

2 komente në “S’ka fitues në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Dinamos”

  1. Geno says:

    dy ekipe te kalbeta ..

  2. Dinamoviti says:

    Forca Dinamo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje