Shifrat: Armando Broja fantastik, më mirë edhe se Salah e Lukaku

17 Dhjetor 2021, 12:58Sport TEMA

Armando Broja po tregohet fantastik në sezonin e tij të parë në Premier League. Sulmuesi ka shënuar 4 gola me Southampton dhe vetëm në gjashtë ndeshje ka luajtur si titullar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari më efikas në skuadrën e tij, me 24% të goditjeve që shkojnë në rrjetë.

Në katër tentativa Broja shënon dhe lë pas shokët e tjerë të skuadrës, Che Adams (14%) dhe Adam Armstrong (5%).

Armando Broja në këtë aspekt është edhe më mirë se Mohamed Salah, i cili 21% të tentativave i kthen në gol, apo se Heung Min-Son (19%) e Romelu Lukaku (15%).

1 komente në “Shifrat: Armando Broja fantastik, më mirë edhe se Salah e Lukaku”

  1. tifozi says:

    I urojme suksese djalit. Lart e me lart arrifte, por te mos harroje se puna pa asnje kompromis e ka bere Ronaldon, ate qe njeh bota sot.
    Nese Armando punon si ai, nuk kam asnje dyshim se ka talentin e duhur te behet nje Ronaldo shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje