Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë. Kuqezinjtë lanë pas vetes Hungarinë dhe nuk mundën që të përmbushnin ëndrrën e madhe të shqiptarëve, për të tejkaluar edhe Poloninë.
Por tashmë djemtë e drejtuar nga Reja do të rikthehen që të luajnë në Ligën e Kombeve. Pasi morën vendin e parë në Ligën C, Shqipëria është pjesë e Ligës B.
Vetëm pak minuta më parë është mësuar edhe shorti i Ligës së Kombeve teksa goglat rezervuan për kuqezinjtë këta rivalë: “Rusi, Israel dhe Islanda”. Më poshtë gjeni prononcimin e trajnerit të Shqipërisë, Rejës, për “RTSH Sport”.
“Ajo që më interesonte më shumë ishte largimi i Serbisë nga grupi, gjithashtu nuk doja edhe Norvegjinë. Nuk është keq si grup. Rusia ka humbur ndaj Kroacisë, por është një ekip i fortë.
Për ne do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar nëse e meritojmë këtë kategori dhe nëse jemi rritur. Këto transferta do të jenë shumë të gjata në rrugëtim nga Rusia në Israel dhe Islandë, do të jetë problem për organizimin e udhëtimeve.
Dua të kem vetëm gjendjen më të mirë të lojtarëve. Broja ka shumë potencial të madh, unë kam kritikuar sjelljen e Brojës që duhen përmirësuar, asnjëherë nuk kam vendosur në dyshim aftësitë e tij.
E pres krahëhapur Brojën dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Vetëm se futbollistët duhet të japin gjithçka edhe kur nuk janë me topin në zotërim”, tha Reja.
Ke te drejte Reja.Askush nuk eshte mbi ekipin .Nese sillen me arrogance mos I prano ne ekip edhe sikur jene talente te kalibrit te Maradona’s.
Komplet gabim.
I bie qe edhe mesuesit te injorojne nxenesit problematik.
Maradona dhe Ronaldo Portugalise, qe te dy futbolliste me huqe, por kane udhehequr ekipet e tyre deri ne trofe te boterorit apo europianit.
Trajneri duhet te njohe psikologjine.
Broja eshte ende ne moshen e adoleshences dhe kjo sjellje e tij eshte e pranueshme.
Skuadra jone, edhe mund te kulifikohet per europianin, por ky trajner, nuk i mer maksimumin skuadres.
Skema qe preferon Reja 3 5 2.
1 Favorizon gjithmone skuadren qe eshte me e forte nga renditja e pergjithshme.
Eshte nje loje e drejteperdrejte, nderkohe skuadrave me te vogla, i duhen truke, hile per te fituar me kundershtare te medhej.
2 E lodh skudren, nuk i jep frymemarrje lojtareve.
3 Disa lojtare, sic eshte Bare, nuk japin maksimumin
4 Me kete skeme, pozicioni Hysajt eshte i gabuar dhe ne fakt duhet te qendroje ne stol.
Balliu eshte me i kompletuar, sidomos ne fazen sulmues.
5 Nje skeme me 4 mbrojtes kthen Hysaj ne vendin e vet dhe i jep mundesi Rroshit dhe Balliut te luajne me shume ne krahun e djathte.
Shqiperia eshte Shqiperi, pak a shume si ka qene gjithmone pa asnje lojtar te nivelit te larte, ekip qe shenon vetem rastesisht, e vetmja shpres eshte Broja, nje yll qe po shfaqet ne horizont dhe jemi me fat per te por eshte shpejt akoma dhe gjiuthcka varet nga ecuria e tij ne premier league…zoti na ndihmofte.
Broja shenon vetem me ekipet e dobeta te premier league .me ekipet e forta si Liverpool,arsenal etc eshte komplet inekzistent.Reja di se c’ben .Kam pershtypjen se lojtaret shqiptare ndersa u rrine sus trainereve te ekipeve te tyre kur vijne te kombetarja e Shqiperise shesin pordhe.Broja nuk eshte i pari qe e ben kete gje .ne fakt eshte sindromi tipit shqiptar ndersa rrine si te dhjere ne emigracion sapo vijne ne Shqiperi sillen si te paret e vendit .pavaresisht se Shqiperia eshte nevojtare per lojtare te kalibrit kjo nuk do te thote se sjellja jo pozitive duhet toleruar.