Teuta e Kukësi ndalen te shtyllat, “feston” Tirana e vendit të parë

13 Dhjetor 2021, 18:45Sport TEMA

Teuta nuk ka mundur të marrë dot fitoren e dytë radhazi, pasi përballë Kukësit të vendit të dytë doli barazim 0-0.

Dy skuadrat u ndalën te shtyllat në pjesën e parë, teksa fillimisht ishte Emiljano Vila ai që rrezikoi portën e Tafas.

Në fundin e pjesës së parë Basa kishte mundësinë e artë të shënonte, por goditi shtyllën shumë pranë portës.

Pjesën e dytë skuadrat nuk kishin qartësinë e duhur për të shënuar golin e fitores dhe ndanë nga një pikë.

Kukësi mbetet i dyti, me tre pikë më pak se Tirana që nesër luan në Laç.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje