Shorti i Champions League, beteja zjarri për Bajern e Inter, Ronaldo sfidon Lionel Messin

13 Dhjetor 2021, 12:23Sport TEMA

Është hedhur sot shorti i Champions League.

Shorti sjell disa sfida të zjarrta, mes të cilave spikat PSG-Mançester Junaited, ku do të rishohim edhe njëherë tjetër duelin mes Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos.

Ndeshje të forta parashikohen edhe Atletiko Madrid-Bajern Mynih dhe Inter-Ajaks.

Ekipet e tjera angleze ndërkohë, Çelsi, Liverpul dhe Mançester Siti kanë përballje më të lehta në letër, ashtu si dhe Juventusi dhe Real Madrid.

Çiftet e dala nga shorti

Benfika-Real Madrid

Vilarel-Mançester Siti

Atletiko Madrid-Bajern Mynih

Salzburg-Liverpul

Inter-Ajaks

Sporting Lisbona-Juventus

Çelsi-Lilë

PSG-Mançester Junaited

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje