Në Itali flasin edhe për shkëmbimin e lojtarëve, Marash Kumbulla te Interi dhe Dumfries shkon te Roma

12 Dhjetor 2021, 15:15Sport TEMA

Futbollistët e dalë nga kampionati holandez kërkojnë kohën e tyre dhe nuk mund të përshtaten lehtë në Serinë A. Pas rastit të De Ligt te Juventusi, këtë herë është fjala për Denzel Dumfries.

Lojtari i ardhur nga PSV do të quhej si pasardhësi i Hakimit te Interi. Por deri tani, holandezi ka zhgënjyer me performancën e tij.

Qartësisht vihet re se nga pikëpamja taktike po has shumë vështirësi.

Vendin e ka humbur ndaj Darmian, megjithëse ky i fundit është i dëmtuar në këto ndeshje. Mediat pranë klubit të Interit në Itali kanë supozuar edhe një shkëmbim të bujshëm me Romën.

Sipas asaj që po përflitet, Marash Kumbulla mund të shkojë te zikaltërit dhe nga ana tjetër Dumfries do të jetë në dispozicion e Murinjos.

Interi e ka shprehur simpatinë për mbrojtësin shqiptar që në kohën kur ishte pjesë e Veronës dhe do të shërbente për të zëvendësuar Skriniar.

1 komente në “Në Itali flasin edhe për shkëmbimin e lojtarëve, Marash Kumbulla te Interi dhe Dumfries shkon te Roma”

  1. Jorgo says:

    kur ishte te Verona nuk luante keq, por te Roma ra fare, jo te Interi po mos shkoje ne ndonje ekip te Serie B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje