Kjo javë e Kategorisë Superiore do mbahet mend si një nga javët më të ccuditshme duke u spostuar nga kalendari për shkak se presidenti i FSHF-së Armando Duka vendosi që stadium “Air Albania” të vihej në dispozicion të mitingut që Sali Berisha organizoi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë miting kundër SHBA-së Armando Duka dërgoi dhe zyrtarë të lartë të FSHF-së që të mërrnin pjesë si trajnerë të ekipeve kombëtare dhe përfaqësues të tjerë.
Pas mitingut të djeshëm, sot FSHF-ja ka publikuar disa pamje ku tregon se stadium “Air Albania” do jetë gati për derbin e nesërm kundër Partizanit dhe Dinamos.
“Përshëndetje nga fusha e stadiumit “Air Albania”, gjithçka gati për ndeshjen Partizani-Dinamo!”, shkruan FSHF-ja e Armando Dukes. (TemA)