HISTORIKE: Briken Calja shpallet Kampion Bote në peshëngritje

10 Dhjetor 2021, 16:16Sport TEMA

Briken Calja ka arritur sot një rezultat historik teksa është shpallur kampion bote ne peshëngritje deri në  peshën 73 kilogram.

Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qene në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.

Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje

 

8 komente në “HISTORIKE: Briken Calja shpallet Kampion Bote në peshëngritje”

  1. tifozi says:

    Ju lumte djemve tane qe edhe pse kane kushte minimale, arrijne rezultate te nivelit boteror. Ja te tilla lajme na duhen dhe jo se kush shqiptar vrau apo vodhi. Djem si Briken Calja na perfaqesojne denjesisht ne bote dhe jo ca maskarenj qe na ulin koken dhe qe per fat te keq u behet jehone ne gazetat tona.

  2. Qamushi says:

    Mos u ngutni per te festuar, prisni te dalin rezultatet e antidopingut njehere?

  3. Angjelini says:

    Urime Briken. Na ben krenar. Suksese te metejshme!

  4. Jari says:

    A i beri analizat a dopingut?

    1. GostiVari says:

      AUTOSHOVENIST i KULLUAR!

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Bobobo….hajde dëgjo hajdutin Elez Gjoza tani që do vijë e do mburet sikur është ai kampion i botës dhe çdo meritë e ka ai.Ndërkohë që ky mashtrues e hajdut ordiner duhej të qe në burg!

  6. Baliu says:

    I lumte Brikenit, tash kemi heronje te rinje te peshengritjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje