FSHF spostoi ndeshjet për të vendosur stadiumin në shërbim të Sali Berishës, zbulohet axhenda për javën e 13-të në Superiore

10 Dhjetor 2021, 16:51Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, e cila është spostuar sërish në ditë të javës.

Kjo për shkak se presidenti Armando Duka ka vendosur që stadiumin “Air Albania” ta vendosë në dispozicion të Sali Berishës, i cili nesër do zhvillojë një miting kundër SHBA-së.

Kastrioti-Egnatia do të ngrejë siparin të dielën me fillim nga ora 13:45, ndërsa 3 orë më vonë në fushë do të zbresin Vllaznia dhe Skënderbeu, me shkodranët që e luajnë në shtëpi këtë sfidë.

Të hënën vëmendja më e madhe është në derbin Partizani-Dinamo, që është planifikuar të luhet në 19:45, 3 orë pas ndeshjes tjetër mes Teutës dhe Kukësit.

Java e 13-të do të mbyllet ditën e martë, me një supersfidë, siç është ajo mes Laçit dhe Tiranës, dy skuadra që po tregojnë formë shumë të mirë deri tani.

JAVA 13:

E diel

Kastrioti-Egnatia 13:45

Vllaznia-Skënderbeu 16:45

E hënë

Teuta-Kukësi 16:45

Partizani-Dinamo 19:45

E martë

Laçi-Tirana 13:45

3 komente në “FSHF spostoi ndeshjet për të vendosur stadiumin në shërbim të Sali Berishës, zbulohet axhenda për javën e 13-të në Superiore”

  1. Tirona says:

    UEFA duhet te dali me nje qendrim te forte ndaj ketij krimineli te Futbollit , te veproj ashtu sic veproi SHBA ndaj Berisesh.
    UEFA duhet ta Shpalli Non-Grada mafiozin Duka
    Ja dhe nje rast tjeter qe te len te kuptosh se Rama eshte pale me kriminelet…..qe edhe Sportin e kane perfshire ne Politik dhe pastaj qahen e ankohen perse nuk mbushen Stadiumet, si mund te mbushen stadiumet ku populli sheh qe taxat e paguara per ndertimin e ketyre objekte sportive perdhunohen nga kriminelet te cilet mbeshteten nga qeveria dhe FSHF.

  2. qytetar says:

    Po po pooooooo
    Duka i krimit…
    Po pooooooooooooo
    Tani eshte
    Duka i …ojres.

  3. ramizi says:

    Uefa duhet ta shpalli non grata klanin e Zemunit,Duken mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje