Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Ditën e sotme, shkodranët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.
Sfida u vendos nga golat e shënuar nga Ardit Hoxhaj dhe Ante Aralica.
Në pjesën e parë, sulmuesi vlonjat devijoi topin e goditur nga Kruja dhe e dërgoi në rrjetë, kurse në fundin e ndeshjes, Çoba pason bukur për Aralicën që shumë pranë portës nuk gabon dhe mposht për herë të dytë Rexhepin.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e 3-të me 23 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi që nesër do të përballet me Teutën, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e 8-të me 11 pikë.