“Emri im frymëzohet nga lufta e Kosovës”, Latifi: Shkodra më e zjarrtë se Korça, e kaluara duhet lënë pas

13 Dhjetor 2021, 18:03Sport TEMA

Liridon Latifi ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur për eksperiencën e tij me Vllazninë në këto javë të kampionatit.

Futbollisti shqiptar është shprehur se nuk i ka harruar ende “vallëzimet“ me topin dhe se do kishte ende dëshirë të vishte fanellën kuqezi të Kombëtares.

“Vallëzimet me topin? Nuk e kisha praktikuar. Tregova që nuk e kisha harruar. Jashtë fushe përpos valles shqiptare nuk di kërcim tjetër. Është ndeshja e dytë që po luaj kundër Skënderbeut. Nuk është e lehtë sepse kam kaluar shumë vite të mira atje. Por ne si profesionistë duhet ta harrojmë të kaluarën dhe të shikojmë vetëm sot për sot.

Kështu është futbolli, mendohet vetëm sot për sot. Emri im është vënë gjatë kohës së lu.ftës në Kosovë. Kanë dashur liri, kjo është arsyeja pse ma vunë emrin kështu. Sa i përket futbollit, lojtarët që luajnë në anësore duan më tepër liri.

Jemi në rrugën e mirë. Kemi bërë fitore shumë të rëndësishme. Kemi 5 ndeshje pa humbje. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Është një trajner shumë i mirë dhe jam i kënaqur me punën që po bën. Ftesa në Kombëtare? Nuk e di.

Për këtë duhet pyetur tjetërkënd. Kush nuk ka dëshirë të luajë për Kombëtaren?! Të gjithë mundojnë të bëjnë maksimumin të kenë minuta me Kombëtaren. Korça apo Shkodra? Pyetje e vështirë, sepse të dyja janë qytete shumë të zjarrta për futboll. Por mund të them pak më shumë Shkodra, sepse në Korçë njerëzit janë pak më të edukuar.

Ndërsa në Shkodër njerëzit janë më të zjarrtë, e duan gjithmonë fitoren”, është shprehur Liridon Latifi.

2 komente në ““Emri im frymëzohet nga lufta e Kosovës”, Latifi: Shkodra më e zjarrtë se Korça, e kaluara duhet lënë pas”

  1. Sulo Pepja says:

    Ate që arrite me Skënderbeun e Korçës ti nuk ke për ta arritur kurrë me Vllazninë e Shkodres ti o Latif Latifi ! Ekip si ai i Skënderbeut të Korçës, nuk ka për të arritur në Shqipëei edhe për 20 – 30 vjet. Ti pate fat që ishe pjesë e atij ekipi.

    1. AlbNY says:

      Ai ekip more lumadh ishte ekip i federates dhe i “fitonte” ndeshjet si i interesonte basti. Korca jo kampione qe nuk dilte dot, por as ne superiore nuk do ishte pa Duka&CO.
      Keshtu qe qepe gojen e mos fol bufallalleqe, po shko futi gojes ndonje kerrnackë qe te mbledhesh mendjen. Ciao

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje