"Të rindezim pasionin për futbollin", pesë objektivat e para të Shakohoxhës si president i FSHF-së

16 Dhjetor 2021, 22:39Sport TEMA

Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka zyrtarizuar kandidaturën për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shakohoxha ka shpalosur disa nga objektivat që ai do kryejë nëse arrinë që të fitojë garën për president të FSHF-së.

Në postimin e tij Shakohoxha shkruan:

“Të rindezim pasionin për futbollin. Disa nga objektivat.

– Të kemi 30- mijë futbollistë nga 13- mijë që kemi sot.

– Nga 8 Shoqatave Rajonale, kalimi në 11 Federata Rajonale: Vlora, Lushnja dhe Kavaja të jenë më vete.

– Futbolli paguan 100- mijë euro qira në muaj për fushat e stërvitjes, kosto 1.2 milion euro në vit që duhet të mos ekzistojë më për asnjë Akademi.

– Secili rajon do të ketë kompleks sportiv me 4 fusha si dhe me zyra të Federatës rajonale për të gjithë antarët e saj. Tirana, si Federata më e madhe i duhen 3 komplekse”, shkruan kandidati për postin e presidentit të FSHF-së Dritan Shakohoxha.

Më poshë prononcimi i plotë. (TemA)

A post shared by Dritan Shakohoxha (@dritan_shakohoxha)

6 komente në ““Të rindezim pasionin për futbollin”, pesë objektivat e para të Shakohoxhës si president i FSHF-së”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Një fushatë e një njeriu we e ka futbollin ne shpirt. Ndersa Duka e ka futbollin ne xhep.
    Pavaresisht se si komentator nuk e kam pelqyer, per aresye te te folures pa hesap por nuk mund te mohosh pasionin dhe njohurite per futbollin, dhe faktin qe eshte njeri qe zgjon respekt.
    Uroj të fitojë, me gjithë zemër.
    Por populli ynë ndahet ne dy kategori:
    – Sportdashesit qe mezi presin fundjaven per ndeshjet e futbollit
    – Dhe ata qe shkojne ne stadium per Berishën. Hera e pare qe shkruan ne stadium, shkruan per Berishën.
    Uroj që Shakohoxha te risjelle kulturen e sportit ne Shqiperi, sepse kemi nevojë si popull, te dalin nga vorbulla e politikes dhe kafeneve ku vegjetojne pa turp djem te rinj, te cilet nuk kane lexuar nje liber, nuk kane pare nje film, dhe kurvdiskutojne te vijnë zorrët tek goja
    Ai aktori i Portokallisë qe thotë: “Hajt mo, t’kena shnetin.”, e pasqyron realisht nivelin e ulet te rinse se bllokut dhe kafeneve, te cilet vriten per nje llaf gojë.

  2. Pak says:

    Nuk e besoj se dhe i ati ka qene intrigant dhe interesaxhi; nje djale e futi me pd dhe nje me ps. Kuptohet qe keta kane qene kuadrot e Mehmetit ne ate kohe. Me keta intelektuale qe ka Shqiperia, shiko Blendi Kerriçin, s’ka per tu bere kurre; pa dinjitet, pa personalitet, interesaxhij, genjeshtare , hipokrit, te djallezuar. Mbase nga ferra del trendafili!

  3. Sara says:

    hahahayha me lot!!1
    dhe pastaj i doli… gjumi….

  4. Asd says:

    Ky eshte nje interesaxhi i vogel. Nderkohe per kandidaturen e kreut te FSHF ka me dhjetra te tjere qe mund te bejne me shume; po vendos tre emra me te pershtatshem : Artan Shyti, Agron Kasa, Mirel Josa por padyshim qe ka edhe te tjere. Besoj qe kandidatura e Shakohoxhes eshte marreveshje me Duken per te ndare “cmimin e madh” mes te keqinjve.

  5. "BOHOTINA" says:

    ASAD i nderuar. Plotesisht dakort me ty.

  6. "BOHOTINA" says:

    Ky njeri qe quhet Shakohoxha eshte mjaft medioker. Qendron konstatimi i ASD pak me lart. Eshte nje servil i vogel. Eshte nje shkaterrues i gjuhes shqipe gjate komenteve. Shihni si e vendos foljen ne fund te fjalise qe eshte semundje, kurse folja ne fund te vargut te nje vjershe eshte kancer. Kete te folme te tij e bejne dhe komentatoret e tjere. Pra e perhapi tek mediokrit e tjere. Dhe te kujtosh ne kete fushe Anton Mazrekun dhe Ismet Belloven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje