Partizani shpenzoi 300 mijë euro që të luajë në shtëpinë e re në janar, të kuqtë kanë kundër edhe motin

17 Dhjetor 2021, 16:19Sport TEMA

Partizani prej kohësh ka nisur kompleksin e vet në zonën e Tufinës, teksa presidenti Demi ka bërë me dije se skuadra në janar pritet të luajë në stadiumin e ndërtuar atje. Në impiantin e të kuqve mungon vetëm fusha.

Kjo e fundit ka ardhur, por moti i keq në javët e fundit e ka frenuar klubin për të nisur shtrimin e saj në terren.

Siç bëhet me dije nga Partizani, shtrimi i tapetit pritet të nisë në ditët në vijim, i ndihmuar edhe nga koha e mirë, që pritet të zgjasë për rreth një javë.

Duhet thënë se tapeti i stadiumit të Partizanit pritet të jetë një nga më të mirët në vendin tonë dhe jo vetëm.

Drejtuesit kanë vendosur të mos kursehen dhe kanë porositur fushë hibride, me 70% bar natyral dhe 30% bar artificial, që përdoret gjerësisht në klubet e mëdha europiane dhe që është instaluar gjithashtu në “Air Albania”.

Vlera e tij është rreth 300 mijë euro.

1 komente në “Partizani shpenzoi 300 mijë euro që të luajë në shtëpinë e re në janar, të kuqtë kanë kundër edhe motin”

  1. Mal Cori says:

    Po qe si tapeti i Ait Albanias, pirdhi ne te.
    Si ai qe kishte edhe ky i riu, nje dreq jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje