Federate Shqiptare e Futbollit ditën e sotme ka publikuar një shkrim ku reklamon arritjen e një prej gjyqtarëve më të kontestuar në Kategorinë Superiore, Enea Jorgji.
Ky i fundit është përzgjedhur nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s për tu promovuar në kategorinë e parë!
Edhe pse sektori i arbitrimit ligjërisht duhet të jetë i pavarur dhe i pa ndikur nga ana e FSHF-së, entuziasmi i këtij institucioni për këtë gjoja arritje të Enea Jorgjin tregon se ai është atyr fal lobimit të Federatës, duke treguar se si keqpërdoren më pas këtë gjyqtarë në ndeshjet e Kategorisë Superiore.
Të krenohesh me Enea Jorgjin është një turpërim për vetë FSHF-në dhe per imazhin e Kategorise Superiore, pasi ai është ndër arbitrat me performancën më skandaloze në sfida shumë të rëndësishme.
Madje është përdorur nga FSHF-ja si një “kamikaz” për të vulosur fituesit e kampionatit. Mjafton të kujtojmë ndeshjet mes Kukësit dhe Skënderbeut ku vendimet e Jorgjit vendosën se cila skuadër do merrte kampionatin.
U bë aq qesharak sa lojtarët korçarë nga vendimet absurde që ai merrte i grisën në surrat kartonat.
Edhe vjet ai vendosi fatin e kampionatit në ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, ku akordoi një 11 metërsh të turpshëm dhe që nuk i ka hije një arbitri që i kanë vendosur stemën e UEFA-s.
Dhe jo vetëm kaq, por Enea Jorgji aktualisht është një arbitër “non grata” nga shumica e klubeve të Kategorisë Superiore që nuk e dëshirojnë që ta kenë si gjyqtarë në ndeshjet e tyre.
E vetmja aryse që FSHF-ja të krenohet me atë arbitër është fakti se e përdor sa herë të dojë për interesat e tyre për të vulosur fatet e sezonit. Dhe njeriu i duhur që u shërben është pikërisht Enea Jorgji, njeriu “non grata” i futbollit shqiptar. (TemA)
Ky eshte nje karagjoz, servil qe perdoret nga kryemafjozi i futbollit Armando Duka. Se kush del kampion e vendos Duka. Rasti i Kuksi-Skenderbeu dhe Partizani – Vllaznia e verteton kete. E shihni kampionen e fundit Teuten se ne ç’ gjendje eshte.