Egnatia thellon krizën e rezultateve, humbet në shtëpi ndaj Laçit

19 Dhjetor 2021, 15:49Sport TEMA

Laçi hakmerret ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Bardhezinjtë, pasi ishin mposhtur në shtëpi fazën e parë, i kanë kthyer reston skuadrës së Zekirija Ramadani që pësoi humbjen e pestë radhazi.

Bardhezinjtë ia dolën me rezultatin 2-0 dhe kështu kanë barazuar Vllazninë me pikë dhe presin rezultatet e dy ndeshjeve të tjera për të parë diferencën me Kukësin e Tiranën.

Laçi bëri një pjesë të parë shumë të mirë. Mazrekaj iu afrua shumë golit dhe ka shumë rezerva për dy episode për penallti, një nga Guindo e një ndaj Mazrekajt.

Në 45 minutat e para nuk pati gol dhe Egnatia të dytën e nisi më mirë. Ata u munduan të vënë në presion Laçin, por nuk ishin të rrezikshëm para portës së Dajsinanit.

Kurbinasit në 15 minutat e fundit u hodhën në sulm dhe shënuan me dyshen që ka shënuar më shumë për ta, Dejan Zarubica dhe Saliou Guindo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje