Përplasjet në PD, Bamir Topi: Prisni se nuk keni parë gjë akoma, do vazhdojë në mënyrë dramatike

22 Dhjetor 2021, 09:35Politika TEMA

“Prisni se nuk keni parë gjë akoma”. Kjo është përgjigja e ish-presidentit Bamir Topi lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike ku një përplasje e fortë po zhvillohet mes kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-kreut Sali Berisha.

Duke folur në emisionin “Log.”, Bamir Topi është shprehur se situata në PD do të vijojë në mënyrë dramatike dhe pritet të zgjasë shumë.

“Çdo gjë shkon tek teza ime. Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike për të degjeneruar totalisht PD-në. Prit prit se është herët akoma. Si thotë ai prisni se nuk keni parë gjë akoma. Mesa duket do zgjas shumë” tha Topi.

Ndërkohë si zgjidhje Topi sheh një tërheqje nga kjo krizë në PD dhe një organizim të opozitës.

“Gjëja e parë të tërhiqeshin. Për të ardhur fuqishëm si një front i organizuar që dominanti të jetë kauza dhe jo individët. Se për fat të keq individët janë me një rrobë të vjetër si i riu (Basha), si i vjetri (Berisha)” tha Topi.

1 komente në “Përplasjet në PD, Bamir Topi: Prisni se nuk keni parë gjë akoma, do vazhdojë në mënyrë dramatike”

  1. On says:

    O Bamir ske pune lu deren…ik o anadollak….te beri president nga hic……I lujte fene gjykatave…ate nipin mire e ke …po Nikun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje