Plas edhe në LSI, Ylli Manjani i kërkon dorëheqjen Monika Kryemadhit

22 Dhjetor 2021, 11:06Politika TEMA

Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së një ditë më parë të Monika Kryemadhit, e cila tha se djegia e mandateve dhe mos pjesmarrja në zgjedhjet vendore, ishte një gabim i rëndë për opozitën.

Manjani shkruan se ndjesa nuk mjafton, duke nënkuptuar se ajo duhet të japë dorëheqjen.

“Monika ka hyrë në vitin e pestë në krye të LSI dhe vetëm kërkon ndjesë. Ndjesë për LSI e Ilirit e ndjesë për LSI e vet.

Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më bind shumë.

Faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë që është sot, si në parlament ashtu edhe jashtë tij e kishte dhe ende e ka shejtanin brënda.

Më mirë djepi bosh se shejtani brenda- thonë mirditorët.

Ndaj them se më shumë sesa djegia e mandateve, opozitën e ka dëmtuar vetvetja; kryetarokracia; mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real.

Opozita duhet ribërë nga fillimi.

Ndjesa nuk mjafton…”, shkruan ish-ministri dhe zyrtari i lartë i LSI-së.

Me sa duket, gjërat nuk janë rrëmujë vetëm në PD, por edhe tek LSI-ja, ku me shumë gjasë do të rikthehet Ilir Meta si kryetar, pasi të lërë Presidencën.

Kjo, duke qenë se nën drejtimin e Monika Kryemadhit, LSI shkoi në origjinën e saj, duke marrë vetëm 4 deputetë, nga 19 që kishte me Metën kryetar.

8 komente në “Plas edhe në LSI, Ylli Manjani i kërkon dorëheqjen Monika Kryemadhit”

  1. 1 says:

    Ky ben rolin e budallait?Monikes i kerkon qe te lere shtepine personale nje tjetri?Zoteri LSI eshte prone familjare dhe mos bej sikur se di se atje militoje.

    1. Iliri says:

      Vertete je’1” FLM

  2. rexha 10 says:

    TE GJITHE JANE MBYLLUR NE KRYETAROKRACINE E VETE . EDHE PS ESHTE MBYLLUR NE KULTIN E KRYETARIT ,QE S’BENE GJE TJETER VETEM SHPREHET ME SLLOGANET E TIJA ,KU BANDAT TE HAJNE KOKEN E NJERI TJETERIT ,ATA QE KANE PERFITUAR NGA KORRUPSIONI TE MBAJNE PERGJEGJESI PERSONALE ,DHE JA PARTIAKE .KANE FRIKE SE E QUAJNE PARTINE E RIPJELLJES SE BANDITEVE TE KORRUPSIONIT.
    PARTITE JANE KTHYER NE NDERMARJE PRIVATE ,KUSHE E KUSHE TE MARE ME SHUME KONCESIONE NEN KONTROLLE.

    Botoji mesazhet e mia ,more kryeredaktori i kesaje gazete.,apo te vjene keqe per bandat me kollare sa majtas e djathtas,qe po mashtrojne njerzit

  3. Gomar dibre,duket nga koka says:

    Ky budalla ka qene me kohe.kur ishte minister iu thoshte gjyqtareve:”ta dini qe pas cdonjerit prej jush jam une”.dmth,kap cfare te kapesh por me jep pjesen time

  4. Si PD -ja dhe LSI-ja jane dy motra . Jane dy motra qe bejne sikur zuhen,por e duan shume njera- tjeren. Ylli thot se : me mire djepja that se shejtani brenda – thone dibranet. Jo or Manjan , kete shprehje perdoret ne shume krahina te Shqiperise. Si ne Skraparin e Ilir Metesdhe ne Myzeqe e ……. Por Meqene se Berisha qenka martuar me PD -ne dhe Ilir Meta me LSI-ne m,te cilat jane motra ,i takon qe Iliri dhe Saliu jane baxhanaker. Dhe andej nga ana ime thone : ” Dy bazhanak e mbajne vetem nje pusi” Keshtu thione. Ndaj po pregatiten te zene pusine . Iliri nuk e ka veshtire te mari partime se ja dorezon gruaja me qith qef. Ndaj mos u lodh shume ,o Manjan ,LSI -ja nuk ka nevoj per kuvende apo kongrese.

  5. Shahin Luci says:

    O Ylli, na kujtove devizat e Ramiz Alis. Alia kur mori udhëheqjen e partisë dhe të shtetit(kuptohet,) bëri disa vrasje makabre si në Dibër të përkujtueshmin Enver Osmani, dhe në Korçë, po të njëjtën punë e për të njëjtën akuzë, egzekutoi disa të ri. Nuk e di se sa duhet të ketë egzekutuar dhe të tjerë për gjatë kufirit toksor. Në këtë kohë hodhi devizën (Më mirë djepi bosh se shejtani brenda). Zbërthehet lehtë: Ai i tha popullorçe, që kush nuk donë komunizmin do të egzekutohet si në kohën e Enverit.
    Së sdyt,i pas dy tre vjetëve, pak para rënjes së murit të Berlinit, kuptohet ai e ndjeu rrezikun pak më parë se shokët e tij të Byros Politike, se dhe atyre ju mbaheshin sekrete, hodhi devizën në Zëri i Popullit (Të ndërrojmë taktikën dhe të ruajmë strategjinë). Zbërthehet lehtë: Ai lajmëroj se do të ketë ndryshime përmbysëse. Asht ajo që u zbatua pas 1990.
    Së treti fillë pas kësaj ose pas rënjes të murit të Berlinit, hodhi devizën e kundërt me të parën(Djali i ngjaftë kohës). Ky qe sinjali për komunistët e thjeshtë, për sigurimsat me tërë instotucionet dhunuese dhe për nënpunsit dhe tërë simpatizanët e komunizmit. Pra ju tha fëmijve të fajtorve: (vraponi, udhëhiqni dhe orientohuni sipas kohës së re, se e jona iku duke ju krijuar të gjitha mundësit që të ngjiteshin në majat e “demokracisë”.
    Shikoni çfarë bëri “shkodran” i thënshin, brenda 5 vjetëve. Duhet të pranojmë se ky ka udhëhequr dhe në kohën e pleqërisë së Enver Hoxhës.
    Shqipëria sot vërtitet në Vrimën e Zezë që ky e dirigjoj (transplantoi) ende pa vdekur. Zbërthehet se kush kundërshton sot, linjën që la ai, do të zbatohet:(Djepi bosh se dreqi brenda). Shqipëria asht kthyer në kohë,në fillimet e Ramiz Alis

  6. Franci says:

    Meta – Kryemadhi e kane banden me emrin LSI per interesa te ngushta personale dhe ja dorezojne njeri tjetrit sikur te ishin ne Korene e Veriut ky dallkauku i kerkon doreheqjen …..o Manjan , o mjeran , ore po ti benim ne keto gabime do ishte teper e favorshme , po i beke ti ??? Ti nuk ishe brenda ne LSI ?? Nuk kuptove gje se si funksionin kamora ?? Ore po sa qesharak behet ky Manjani , komplet gomar ……e bela e madhe cna gjeti ….ata jane per brenda ky na tregon dorheqjen ……nuk e pyete veten , pse kembenguli me cdo kusht Meta gjate marveshjes me Ramen se postin e ministrit te drejtesise do ta merte me cdo cmim , ti kujtove se mendoj per ty ?? Apo per koken tende qe te shkelqen si fantomasi ….yyyt bajge

  7. Zylo says:

    O budalla vertete keni marre vota ju?.LSI ishit si shushunja be kurris te PD-PS.Ju jeni OJQ dhe jo parti politike.Arritet atje ku kishit vendin dhe prape shume keniSa te keni Liken -Monomou ju vend numero do te beni.Kjo eshte historia e Lesh e lise se Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje