Pse bërtisni se dolën pagat, le të dalë maskaralliku në shesh. Mos e zini halen e hapur me të bërtitura

22 Dhjetor 2021, 17:46Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Ndërsa masa e qytetarëve rri në heshtje, bota mediatiko-politike zjen për atë se përse dolën pagat mujore të qindra mijë njerëzve, vendet e punës dhe ndonjë gjë tjetër e këtij lloji.

Mund të mos jetë etike? ndonëse nuk e di se në cilin kod etik është shkruar, në zakone jo njëherë, sepse shqiptari shqiptarit tradicionalisht ja ka dit sa iç mbante qesja, prodhimet bujqësore, shtëpia, etj.

Nuk di sa është antligjore, por e mundet, përtoj të hap deftere tani, por ndërkaq çdo punëdhënës na njeh “dhëmbë e dhëmballë” të gjithëve, taksat, agjencitë financiare, e dhjetra e dhjetra njerëz.

E përse e rrezikoka paqen sociale ? Mbase por nuk shoh ta rrezikojë paqen sociale kur ai që ka vetëm një biçikletë të vjetër sheh ata që kanë vetura e banesa superlluksoze, dhe përsëri nuk bën zë!

Unë di diçka. Ndofta gabimisht, ndofta antiligjërisht, ndofta një dorë e fshehtë i nxorri këto.

E pastaj?

Aty ka transparencë.

Qytetarët nuk vuajnë se të ardhurat e disa grupeve sociale dalin në dritë. Populli vuan nga që nuk di asgjë se çfarë bëhet me taksat e tij që përdoren si rroga në shtet. Ai që punon dhe sipas ligjit merr, hallall i qoftë! Por, këtu ka disa kufinj që aty fillon maskaralliku.

Le të dalë maskaralliku në shesh! Parimet e gazetarisë investigative janë që nëse e vërteta është më e rëndësishme sesa ruajtja e ndonjë neni ligji, që ka se kush e ruan, kjo e vërtetë të dalë qartë në pah!

Të shohi mileti se a ka punonjës publikë të lartë që në konflikt interesi kanë të punësuar veten, fëmijë, apo bashkëshortet në sipërmarrje private duke qenë në konflikt interesi?

Të shohi mileti nëse gazetarë, opinionistën, lidera opinionesh etj, janë të punësuar në poste në administratën publike ose në privatë, nëse janë në konflikt interesi, dhe të dali kjo?

Të shohi mileti se çfarë rrogash, dietash, përfitimesh për telefona, pagesa të tjera të ligjshme dhe të jashtëligjshme marrin deputetë, nëpunës shumë të lartë!

Cfarë të keqe ka?

Ndonjë ligj mbase është shkelur, ta ruajë ai që i takon, kurse shoqëria përfiton nga e vërteta!

Përse bërtisni! Kush ka turp se dalin të ardhurat! Me punë ai që i ka t’i gëzojë! Kush i ka me konflikt interesi në dëm të publikut, të bëhet transparenca!

Pastaj të shohë publiku se kush punon ku, për të parë sesi në shumë ins titucione publike situata ka ardhur në atë pikë ku janë grumbulluar me dyndje të afërm, fëmijë, bashkëshortë e bashkëshorte njërezish që kanë poste, influenca, e gjithçka.

Cfarë studimi sociologjik do të dilte të shihej se cilat shtresa shoqërore kapin buxhetin publik si rroga. Jo për të dënuar njeri, por për të parë sesi pjesa e madhe e shoqërisë është e përjashtuar nga mundësia që të bëjë karrierë në administratën publike!

Pse bërtisni?

Merreni me ngadalë!

Ju sikur kërkoni transparencë!

Tani pavarësisht ngjyrave politike bërtasim: Skandaaaaaaal!

Dakord skandal! Por na shpjegoni ku prishet paqja sociale? Ku dhe cili ligj është cënuar juridikisht? Cili kod etik!

Se dakord, ka disa që bërtasin dhe u vërsulin policinë e prokurorinë atyre që e paskan botuar! Por, unë nuk përjashtoj edhe ndokënd që bërtet skandaaaaaal, mbylliniiiii, të drejtat e personiiiiiit, por në fakt ka në mend të mbajë mbyllur kapakun e wc që kur hapet lëshon aroma të pakëndëshme, por të vërteta!

Kjo qenka një thesar për studime sociologjike. Aman kush e ka ta ruajë, ta përdorim si stok të dhënash për të kuptuar se ku jetojmë dhe se përse disa përtej ngjyrave të kundërta politike janë bythebrek me njeri tjetrin, përse bërtasin urrrrrra pas çdo fjale të një shtetari, se përse disa lehin sepse radiotelevizioni publik u paguan rroga sheikësh, pa pikë turpi, se përse disa vishen si të ishin kalamajtë e Kontikacikut dhe ca hanë bukë thatë në mëngjes, bukë me nutella lyer hollë në drekë, dhe nutella pa bukë në darkë!

Mos e zini halen e hapur me të bërtitura:

Policiaaaaaaa!

Sapakuuuuu!

Prokuroriaaaaaaa!

Me ngadalë, më qetë!

22 komente në “Pse bërtisni se dolën pagat, le të dalë maskaralliku në shesh. Mos e zini halen e hapur me të bërtitura”

  1. Nje monedhe ka dy ane says:

    Ke te drejte kur flitet per nje te vertete qe njerzit te shikojne sa e kane rrogen keta qe berrtasin qe ankohen kjo eshte ana morale e nje qytetari por ana tjeter ajo ligjore eshte e ndaluar dhe e denueshme ndaje detyra e spak prokurori polici eshte te zbuloje kush i ka nxjere

    1. RAIFI says:

      Këta udhëheqës emisionesh nëpër televizione dhe mjete tjera komunikimi patjetër se do paguhen me shuma të mëdha se vet shteti është i.interesuar për punën e tyre propagandistike..Emisionet e tyre në praninë dhe të bukurosheve prezentë japin një pasqyrë se Shqipëria shkelqen se rrjedh vaj e mjalt nga gjitha anët ,se në Shqipëri jetohet me modën,stilin dhe pasurinë si në Europë.Kjo propagandë është trashëguar nga socializmi. Kur në televizor shkëlqente çdo gjë.

  2. Ke shume te drejte, keto lista apo borde(LL)ro duhet te behen publike dhe te shohim se si paguhen keta politikqener qe deklarojne pak te ardhura dhe marrin pjesen tjeter te pa taksuar nen dore duke shkaktuar evazionte madh fiskal, apo edhe punonjes ne ndermarrjet shteterore te qshtuquajtura ANONIMe SHA, ku pagesat e stafit drejtues jane tepere te larta nderkohe qe aty jane punesuarv me soj e sorrollop te politikqenerve shqiprae si BANKA E SHQYPNISE, OSHE, OST, Nafta, Kromi, ANTA, POrti detar, Kapiteneria e shume nga keto te a shtuquajtura k(ë)rrporata shteterore ku jane punesuar, burri, djali gruaja, tezja, halla me dhe pa koqe. Nga kjo liste kane frike ata qe paguhen pa bere pune madje edhe me miliona leke (Nga taksat e popullit te shumevuajtur)ne muaj keta jane bq, duhen degjeneruar dhe duhen publikuar cdo muaj keto bordero te pista qe bien ere mut qeni si qente qe mbajne ne shtepi, dhe flejte zonjat me shume me qenin se me burrin apo dashnorin e tyre

  3. Sara says:

    Ti je nje cope gomar me zile, qe nuk di gnga lidhesh vete… jo te tjerat, jo me profesor e akademik

    1. Liria says:

      Gomari ta vente Sara. Pse mos dali rroga qe merr tek privati, konkretisht ne UET, e Komisionerit Publik D. Sina, qe eshte me e madhe se e nje ministri. Te dale qe te mesohet se kush e “dhjet” vetingun.

  4. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nuk ka drite ne fund te tunelit….hale islamikesh Albanistan.

    1. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

      Ja qe kete rradhe ky akademiku “gomar”,sic e quan ti ,ka plotesisht te drejte.Te ardhurat pse mbeten sekret?Te behen publike.Sa merr cdo muaj nje punonjes,qe nga muratori e fshesaxhiu e deri te presidenti.Kerkojne sekretim vetem ata qe jane hajdute,te paafte ne funksionon qe kane,te korruptuarit,ata qe bejne pune pa kontrate dhe ne menyre jo ligjore,ata si kokat e mokat.Pse duhet te jete sekret burimi i parave te investimeve ne resorte private,te njerezve qe kane qene la breke ne bythe dhe sot lundrojne ne miliarda leke?Ate qe nuk e ben prokuroria le ta bejne njerezit me iniziative.Ku i gjeten paret Hajrat e Ballat ne shijak qe kane bere investime superluksoze.Pse organet shteterore pergjegjese nuk i verifikojne?Qe kur miratohet projekti duhet te legalizohet burimi i parave.E keqja eshte perdorimsh per politike i ketyre fenomenale.Kush ka frike nga trasparenza te largohet nga puna me vullnetin e tij.Dallimi mes te ardhurave muore apo vjetore me depozitat bankare jane dy gjera te ndryshme.Une nuk due te di sa miliarda euro ka ne banke likeflori ilir meta,por njohje ,trasparenza per te ardhurat vjetore eshte e domosdoshme.Ndryshe “rrofsh e qofsh …korrupsion”

  5. Lenci bira says:

    Nje bravo e madhe hera e pare qe ke bere nje shkrim te perkryer dhe per kete duhet te behen revolucionet, kam thene qe krahas politikes media e gjitha ne pergjithesi duhet futur nje nje skaner per tragjedit qe po i sjellin vendit, me lajma dhe me pare te pista, kjo eshte tranparence dhe jo skandal
    Skandal eshte kure ne nuk dime se sa merr blendi fevziu, grida, saliu, armina e avniu
    Duhet nje qelizem i thelle dhe te shikojme maskarejt si tallin bythen me taksat tona
    Bravo

  6. Degelisi says:

    Bazuar ne gjuhen qe perdor ky Fuga niveli kulturor I Fuges eshte zero

    1. Lala i Lushnjes says:

      Nuk është niveli kulturor i Fugës, është niveli popullor i Fugës, e ka folur për mua që jam popull. Dhe të mendosh se këta sharlatanë shajnë doktorët për ndonjë pesëmijë lekshe të vjetër që të paktën më bëjnë punë. Këta lamogja i marrin milionat duke gënjyer si dreqi dhe dyke ju shërbyer interesave të ndryshme deri ne tradhëti ndaj vendit.

  7. koment says:

    z.fuga me qënë se juve nuk ju bëka përshtypje publikimi i të dhënave personale të miletit duhet të fillonit artikullin tuaj me të dhënat personale të tuat si rroga e të ardhurat e familjes etj bëjini publike… dhe tjetër kujt i intereson se sa paguhen të tjerët ,këto janë edhe të jashtëligjëshme por edhe pa interes politik,pra mos u trego kaq liberal me të dhënat personale të të tjerëve nuk është serioze….

  8. Student says:

    Duroni dhe pak o popull , durtoni. Deri ne fund mandati do te pastrohet tere vendi nga hajdute, idiotet te pa aftet te gjithe do I futim neper zyra, ne polici e drejtesi. Do ju marre malli te takon nje per be. Duroni

  9. Pyka says:

    Këtë herë ke shume te drejte!!!!!!!!

  10. emigrant says:

    CDOKUSH QE PAGUHET NGA PARATE PUBLIKE ESHTE I DETYRUAR TI BEE PUBLIKE PAGESAT.

  11. rexha 10 says:

    EDI RAMA ::::::::Ketu ka tradhti burra.Tani ka ardhur radha qe dikushe te perballohet me ligjin.Nuke e kame fjalen per ata qe kane vjedhur ,apo kane vrare ,pore per ata qe nxoren sekretet e Cime Pekes ,dhe llapaqeneve te tjere qe e quajne vehten gazetare , ku akoma e fshijne menderen me gjethe ,dhe vetem shqipe nuke flasin. Bravo Fuga ,pore duhet te permbahesh ne fjalorin e shqipes qe eshte aqe e bukur ne komunikime ,sa dhe e keqe ne urrejtje.

  12. Buda says:

    Bravo Artan! Faleminderit qe shpenzon kohen per t’i marre me katunaret e Zall Bastarir!

  13. Iiii says:

    Ju ngeli halja n’goj o prof. Fuga! Pak etike per statusin e profesorit! Edhe kur mund te keni te drejte mos e ndyni gojen e profit! Sinqerisht!

    1. Emiljano says:

      Vendi me i varfer i evropes,pagat me te larta te gazetareve.ngado te shikosh te mbyt llumi.Jane shperndare plehrat ne cdo tv dhe qeelbin ekranet

  14. Skandal leshi. Ketej ne perendim cdo fund viti publikohet pagat edhe kontratat. says:

    Transparenza eshte kudo. Popui e di sa roge ka politikani sa fiton gazetari , kontratat publikohen. Kujt i intereson futet ne internet dhe e shikon.

  15. andi says:

    Sa kar qe o ky mer jahu. Shifi llagapin, fuga, qe tironce dmth drrasa. Gjithe fugat jane njesoj, gjindje e trashe.

  16. Quebec 2000 says:

    vetem hajdutet i tremben transparences.

  17. titi says:

    NJE BRAVO E MADHE PER PROFESORIN QE E KA ANALIZUAR NE MENYRE TE S HKELQYER
    GHITHCKA NDODH ME ADMINISTRATEN PUBLIKE QE KA BRENDA LLOJ LLOJ TE PAAFTESH… TE PA SHKOLLE…..ME DOKUMENTA FALLCO …..SHARLATANE…PELIVANE…QE MARRIN NGA 2 ..3 4 RROGA PADREJTSISHT VETEM NE SAJE TE LIDHJEVE FISNORE APO POLITIKE KURSE .. TI QE KE DOKUMENTA TE SHKELQYERA BRIDH RRUGEVE OSE NISU NE EMIGRIM SE VENDI JOT NUK ESHTE PER TY KOT JE LODHUR DUKE STUDIUAR DHE APLIKUAR…. SE NUK E CAN DOT KETE PADREJTESI….KETE MUR NJEREZISH TE PAAFTE QE TE HANE TE GJALLE PO I PREKE INTERESAT……DHE KJO ESHTE NJE FATKEQESI E MADHE PER NJEREZIT E NDERSHEM……PRANDAJ JEMI MIJERA VJET LARG NGA EVROPA…….PER KETE DHE SHUME ASPEKTE TE TJERA NGA ME TE THJESHTAT QE NISIN QE ME FILLIMIN E DITES E DERI TEK ATO ME TE RENDAT……QE NDODHIN VETEM TEK NE …VENDIN E CUDIRAVE…….MEGJITHESE KM JONE I DASHUR THOTE SE JEMI EUROPE JO I DASHUR NUK JEMI DHE SKEMI PER TE QENE SHUME GJATE DHE PO TE HAPEN NEGOCIATAT…..DHE TI E DI MIRE QE EVROPA ESHTE NJE GJE KREJT TJETER NE TRAJTIMIN E NJEREZVE TE THJESHTE PRANDAJ MOS U KAPARDIS KOT ……. SE NUK KE BERE ASGJE……PERVEC GRATACIELAVE TE LIDHURA ME MAFIEN……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje