Nga Naim Doda
Futbolli futet ndër thesaret e mëdha të jetës shpirtërore të qytetarëve të mrekullueshëm të Rrogozhinës.Dhe këtë gjë kanë pasur si parim bazë, shumë breza nga ky qytet, si para viteve ’90,ashtu dhe mbrapa.
Dy “panorama kohore “jetuar në epoka të ndryshme, por e njëjta dëshirë e zjarrtë për atë çka transmeton dhe jep në fushën e blertë, “sfera e rrumbullakët “loja më popullore që ndiqet me shumë pasion. Në shkrimin tonë, do të ndaleshim në dy momente kyçe:nga njëra anë një grup emigrantësh rrogozhinas, që janë të lidhur shpirtërisht me skuadrën e tyre të zemrës, nga ana tjetër, Presidenca e re.
Dy anë të medaljes, të të njëjtës monedhë .Të parët, kanë mbi dy dekada që kanë ndihmuar me bazë materiale, jo vetëm ekipin e parë, por dhe ekipet e grupmoshave. Dhe në krye të këtij grupi është FERDI AVDIU, impreditor edile në Toscana, ITALI.
Merita e tij qëndron edhe në faktin se ka arritur të tërheqë dhe një grup të tërë emigrantësh rrogozhinas. Ndihma e radhës?Me rastin ngritjes në Superiore të KF EGNATIA, ju dhurua qytetit libri “EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS “,i autorit FATMIR EFICA, që shumë ekipe do ta kini zili.
Vazhdojnë ndihmat për ekipin e zemrës. Zemra e emigrantëve “rreh “në tokëm mëmë. Vëllezërit ILIR E SAIMIR DODA, ish futbollist të EGNATIA në vite, edhe pse për pak kohë, dhuruan për EGNATIA _AKADEMY 50 fanella dhe po përgatisin së shpejti dhe 50 të tjera.
Investimi në ekipet e grupmoshave ka rëndësi të jashtëzakonshme, është e ardhmja, fidanishtja e filizave të reja.
Por dhe presidenca ka punuar, investuar shumë në këtë drejtim. Kujtojmë se e mori skuadrën në kategorinë e parë, e ngjiti në elitën e futbollit shqiptar. Ndërtoj një stadium, “ARENA EGNATIA “,që shumë breza rrogozhinas e kanë ëndërruar dhe shumë skuadra e ëndërrojnë akoma.
Në Lekaj është ndërtuar një kompleks për tu stërvitur dhe luajtur, që është në standartet që e kërkon koha. Në ambientet e “ARENA EGNATIA “kanë ardhë komplete për një palestër, me të gjitha kushtet, që do të bënin “xheloz “shumë skuadra. Italianët kanë një shprehje:”Roma antike nuk është ndërtuar në 2-3 muaj”.E pra, Prezidenza e re ka një projekt serioz, të shtrirë në kohë. Kjo gjë duhet përkrahur dhe mbështetur nga të gjithë,pavarësisht se ku ndodhet përkohësisht skuadra jonë e zemrës.
Por le të ndalemi dhe në një fakt tjetër, shumë domethënës.Ka me dhjetra fëmijë, që baballarët e tyre rrogozhinas, kanë emigruar nëpër botë. Sot ato luajnë nëpër botë, kryesisht në Itali.
Ja disa nga ata:
1)FABRICIO ARBEN KASHARI,FC REGGIANA.
2)ENRIKO ZAMIR KASHARI, U.S.FIORENZUOLA,SERIA “D”ITALI.
3)KLEDI BESNIK HAKA, FORTIS JUVENTUS.
4)MANUEL QEMAL GJINI,VERONA. Talent i lindur, i aftë të përfaqësoj dhe Under 21.
5) DANIEL ARJAN SHESHI, FROSINONE.
6)LORENZO ILIR DODA. PULCINI GHISALBEZE.
7)ABAZ GËZIM SULEJMANI, CARONESE, SERIA “D”MILANO.
8)DRILON AFRIM TAFXHAFA, VILLORBA CALCIO.
9)BLEDAR KUJTIM TAFXHAFA. Ka luajtur:
2001-2005 TREVISO FC
2005-2007 UNION QUINTO
2008 SKËNDERBEU KORÇËS
SERIA “B”-ITALI, ECCELLENZA-ITALI.
KATEGORIA SUPERIORE, SHQIPËRI.
Këta janë bij shqiptarësh, rrogozhinas. Kudo ku kanë luajtur, kanë nderuar vehten, qytetin e rrënjëve të tyre dhe skuadrën” mëmë “,EGNATIA.
Ndofta një ditë dhe kthehen.
Vendlindja i thërret dhe i mirëpret në gjirin e saj, në tokën e baballarëve të tyre.