Pas publikimit të listës së pagave, Muli ka marrë nje letër shumë të shqetësuar, për lidhjet që bëhen mes pagesave të Beketit për gazetarët e Zeni TV dhe të ardhmes së televizionit.
Në një letër e sindikatës së gazetarve të Zeni TV, drejtuar Doktorit, të cilës do t’i kthejë përgjigje Muli, ka shumë ankesa për diferencat e mëdha në paga.
Në letër thuhet:
“I dashur Doktor!
Ti e di që ne për ty punojmë 24 orë dhe jemi gati të punojmë pa ngrënë e pa pirë, vetëm e drejta jote të shkojë në vend.
Por ka një padrejtësi të madhe që ne duhet ta rregullojmë tek Zeni TV, që të bëhemi shembull frymëzues për demokratët.
E para, gjithë gazetarët e paguar nga “Sorosi” e më pas nga Beketi që kemi në TV, paguhen rreth 20 herë më shumë se Çim Peka.
Nuk po flasim për ne, se ne për një copë bukë punojmë.
Jemi të ndërgjegjshëm që Zeni na ndihmon duke na dhënë dhe ca lekë cash, por për opinionin publik është shumë e rëndësishme që të mos fyhet personaliteti i drejtuesve demokratë dhe të mbivlerësohet linja e “Sorosit” në televzion.
Fjala vjen, Çim Peka, që është luftëtar anti-Soros, merr 700 mijë lekë të vjetra, kurse Bejtja që ka punu tërë jetën për “Sorosin”, merr 18 milion lekë të vjetra në muaj.
I bie gati 20 herë më shumë.
Sado lekë nën dorë të marrë Çimi, në opinion kjo është një qasje poshtëruese, pasi duket sikur jemi inferiorë dhe presim të na shpëtojnë këta gazetarët e majtë që kanë punuar me Sorosin dhe Beketin.
Po kështu dhe Sonila, Lubonja etj.
Kjo duhet rreguluar sa më parë.
Më mire na jepni rroga të larta dhe ne t’ua kthejmë përsëri duke vënë në vend dinjitetin tonë, se sa të na trajtoni kështu si skllevër, meqë jemi besnikët tuaj”.
Ketu nuk ka skandal . Eshte pastrim parash qe neser te thone se rroga ime ishte e madhe .ku eshte skandali ketu ?