VIDEO: Kushtonte shumë ndërrimi i baterisë, finlandezi hedh në erë makinën Tesla

23 Dhjetor 2021, 22:25Lifestyle TEMA

Një finlandez i pakënaqur hodhi në erë makinën e tij Tesla, së bashku me një pupac të Elon Musk, për të protestuar për çmimin e lartë që kishte ndërrimi i baterisë së mjetit të tij.

Motoristi Tuomas Katainen hodhi në erë makinën Tesla S Model 2012 me 33 kg dinamit pasi bateria e saj ishte prishur dhe për ndërrimin e saj duheshin 20 mijë euro.

Në vend që të mblidhte paratë, 26-vjeçari kontaktoi një grup të rinj që postojnë video duke hedhur gjëra të ndryshme në erë, për të realizuar idenë e tij.

6 komente në “VIDEO: Kushtonte shumë ndërrimi i baterisë, finlandezi hedh në erë makinën Tesla”

  1. Suksese te metejshme says:

    Bravo!!! Mesazh shume I qarte. Ka ardhur koha qe blihet printeri por fitimin kompanite e kane te shitja e bojes per printerin.

    1. Po tritoli sa ju kushtoj - qe tundi malin! says:

      Sapo Elon Musk beri disa komente kunder establishmentit dhe kunder vaksinave keta i hodhen ne ere makinen. Si mund te hidhet shtepia ne ere per nje cezem qe nuk funksionon!? Pastaj, ku e gjeten gjithe ate tritol qe shkundi gjithe malin nje tufe me civila. Vetem tritoli qe perdoren kushtonte me shume se bateria qe do te ndrronin. Bullshit! Bie ere fekale kjo pune!

  2. inxhinjeri says:

    Dhe Elon Mask-un nuk po e ze gjumi, per makinen qe shkaterroi ky miku.
    Para se te blinte makinen TESLA, perse nuk pyeti sa do kushtonte bateria e saj?
    Ne Kanada, Tesla Model 3 ka nje kosto rreth 70 mije dollare, qe eshte e pakuptimte per nje makine qe ka shume me pak komponente se sa nje makine me karburant dhe perdor bateri qe duhet nderruar pas 5 vitesh duke paguar shuma qe tejkalojne kursimet qe ke per mosperdorim te karburantit.

    1. Franci says:

      Inxhinier ,per tjeter arsye kalojne makinat nga benzina ose nafta ne perdorimin e baterise …..nuk mendojne per ty e mua se sa mund te kursejme nga mosperdorimi i lendeve djegese …
      Jam i sigurt qe ne nje te ardhme bateria do kete nje kapacitet dhe do jape rendiment me te madh se sot (ne km )thjesht qelloi qe brezi yn jeton ne procesin primar te saj …..
      Gjithse si te gjithe ata qe mendojne se prodhimi i makinave qe perdorin bateri u be per ata qe te kursejne benzine ose nafte , gabuan

  3. miu says:

    hallall,makine me bateri jane shperedorim lekesh

  4. preshevali says:

    Të kish pas edhe pak durim, Tesla do të merrte flakë vetvetiu dhe do kursente dynamitin. Me gjtih atë spektakli ja ka vlejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje