Doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit antitrupat ndaj Omicronit

25 Dhjetor 2021, 15:12Bota TEMA

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit.

“Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania duke iu referuar të dhënave të një studimi që kanë kryer.

Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën, kur personat kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër variantit Delta”, tha kjo kompani.

Nivelet e neutralizimit të antitrupave ishin po ashtu më të lartë te personat e imunizuar me doza përforcuese sesa tek ata që kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19.

Ky studim u krye nga Universiteti i Oksfordit, universitet që vitin e kaluar e ndihmoi kompaninë AstraZeneca që të zhvillonte vaksinën kundër koronavirusit.

 

2 komente në “Doza e tretë e vaksinës AstraZeneca rrit antitrupat ndaj Omicronit”

  1. Na Mbyten "Shkencetaret"?? says:

    po me Dozen e 4-ter??C´fare do te ndodhe??Thone se me Dozen e 5-ste do te “Takohemi” me Alienet..kurse me te 6-shten..do te Fluturojme si Zogje ne Qiell….????

  2. beni says:

    Po me ato tre te parat cu be more plehra qe po beni genocidin dhe sterilizimin me te madh te historis se njerezimit. Per ata qe kane dy gram tru u them lexoni se c’thone per vaksinat shkencetar/virologjist me reputacion boteror akedemizmi si Robert Malone dhe Renee Monche dhe kuptoni pse keto duhet te quhen clotshots (vaksina tromboze).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje