Presidenti rus, Vladimir Putin nuk deklaroi se si do të reagonte nëse kërkesat e tij për garanci të sigurisë nga NATO-ja lidhur me zgjerimin e saj drejt lindjes nuk plotësohen.
Përgjigja do të varej nga “propozimet që ekspertët tanë ushtarakë do të më ofronin”, tha Putin për televizionin shtetëror më 26 dhjetor.
Rusia do të përpiqet të arrijë rezultat ligjërisht obligues nga këto negociata, shtoi Putini.
Një javë më parë, Moska ua dorëzoi përfaqësuesve të NATO-s dhe SHBA-së një draft të marrëveshjes me të cilin kërkohej ndalimi i zgjerimit të NATO-s në lindje. Këtë veprim Rusia e konsideron rrezik për sigurinë e saj.
Moska po ashtu kërkoi garanci që NATO-ja nuk do të pranojë Ukrainën si shtet anëtar, kërkesë kjo të cilën Aleanca ushtarake e refuzoi në të shkuarën.
Negociatat mes palëve pritën në janar, pohon Moska e Putini tha se Rusia pret rezultate të dukshme.
Raportet rreth përgatitjeve të Rusisë për invadim të ri në Ukrainë shkaktuan shqetësime në gjithë botën tashmë një kohë. Rusia vazhdimisht mohoi këto akuza por Bashkimi Evropian dhe NATO e kërcënuan Moskën me pasoja të renda në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës./REL
C’pergjigje te jape kur i ka thene te gjitha?problemi shtrohet qe pergjegjesia per situaten eshte dykraheshe.Cdo grumbullim,apo afrim forcash nga NATO ne drejtim te kufirit rus eshte provokativ.,nuk eshte aspak ekuivalent me afrimin rus ne kufi.Jo cdo dislokim behet me qellim sulmi pushtues.Ka dhe qellim mbrojtjes.ushtria e Nato-s nuk eshte xhandar nderkombetar.kush e ka autorizuar te futet kudo ne emer te”sigurise”?po rusia nuk ka te drejte ne emer te sigurise se saj te afroje forca ne kufi,brenda territorit te saj?Kete zgjidhje duhet ta jape nje gjukate nderkombetar ose mbi te gjitha KESHILLI I SIGURIMIT I OKB.A mund ta luaje OKB kete rol?jo. Manipulohet teresisht nga interesat e shba.SHBAkerkon te perseris “kordonin sanitar”kunder rusise ne kohen e Intervecionit te madh kunder rusise.
po pra ska pergjigje, do te thote qe do tju shkri fare haaaaaaaaaaaa