Studimi: Pacientët me kancer më të rrezikuar nga Covid-19 edhe nëse janë të vaksinuar

26 Dhjetor 2021, 13:39Bota TEMA

Të vaksinuarit me dy doza që janë të sëmurë me kancer e më pas infektohen me koronavirusin ( në gjendje të rënduar), kanë një rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pari i këtij llojin në pacientët e vaksinuar me kancer.

Studiuesit në Institutin e Kancerit Dana-Farber, Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt dhe institucione të tjera, të botuara në Annals of Oncology, analizuan të dhënat nga 1,787 pacientë me kancer, përfshirë Covid-19.

Shumica dërrmuese ishin të pavaksinuar dhe 54 ishin plotësisht të vaksinuar me Pfizer / BioNTech ose Moderna, pothuajse gjysma e të cilëve kishin nivele të reduktuara të limfociteve (qelizat T dhe B që luajnë një rol jetik në përgjigjen imune ndaj koronavirusit dhe viruseve të tjera).

Kjo limfopeni shfaqet shpesh te pacientët me kancer që marrin antitrupa monoklonale ose marrin trajtime CAR-T për sëmundjet malinje hematologjike, të tilla si limfoma dhe leucemia.

U zbulua se nga të vaksinuarit plotësisht që u infektuan me koronavirus, 65% (dy në tre) kishin nevojë për trajtim, 19% (një në pesë) u intubuan dhe 13% vdiqën. Studimi përforcon vëzhgimet e mëparshme se pacientët me kancer hematologjik janë në rrezik më të lartë për Covid-19 të rënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje