VIDEO: Gafa e gazetares gjatë transmetimit “Live”, njofton vdekjen e Papa Françeskut për Krishtlindje

26 Dhjetor 2021, 09:42Bota TEMA

Një gazetare e ITV News ka bërë një gafë gjatë transmetimit live të ditës së Krishtlindjeve gjatë kohës kur Papa Françesku po jete mesazhin në Vatikan.

Gazetarja e televizionit britanik Kylie Pentelow, gabimisht njoftoi ‘vdekjen e Papa Françeskut’.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”, tha gazetarja.

Megjithatë ajo e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje live. “Më falni”, vijoi ajo.

Gafa e prezantueses u bë virale në web, duke sjell një valë reagimesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

The Pope hasn’t died!

ITV news. “His death was announced”@itvnews pic.twitter.com/UxqRBVVKWg

— Jamie Pragnell (@jamie_pragnell) December 25, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje