VIDEO: Vuçiç poshtëron dhe largon nga puna para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë

26 Dhjetor 2021, 14:50Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka treguar pushtetin e tij para kamerave sot në Serbi duke poshteruar Drejtorin e Elektroekonomisë së Serbisë, Milorad Grçiç, duke e pyetur me tone kërcënuese “pse nuk më ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1 (bllok i termoelektranës)”.

Kur shefi i EPS-së i është përgjigjur se nuk ka dashur ta ngarkojë me gjëra dhe se puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, Vuçiç pasi ka dëgjuar këtë përgjigje, ka vazhduar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se është dashur ta njoftojë ai për këtë problem, e jo BIA (shërbimi sekret serb).

Më pas Vuçiç i ka kërkuar atij që të stabilizojë gjendjen me rrymë duke i thënë që ta bëjë këtë para Vitit të Ri. Menjëherë më pas i tha se ishte i pushuar: “Stabilizo gjendjen, pastaj gjej një punë tjetër”.

Vučić javno "preslišava" Grčića https://t.co/btKEgSCsLj pic.twitter.com/zqD1mw8y6b

— TV N1 Beograd (@N1infoBG) December 26, 2021

1 komente në “VIDEO: Vuçiç poshtëron dhe largon nga puna para kamerave drejtorin e Elektroekonomisë”

  1. Lili says:

    Sigurisht se kur punon kunder kosoves duke nderpre rrymen do kesh ngarkes ne sektorin tend edhe djegje, o Vuciç zeza! Vazhdo se edhe ma shume do te prishet per vitin e ri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje