Ilir Daja nuk është më trajner i Partizanit. Tekniku kryeqytetas pati paralajmëruar largimin menjëherë pas ndeshjes derbi me Tiranën, ku tha se do të bisedojë me drejtuesit për të vendosur për të ardhmen.
Burime për SuperSport konfirmojnë se takimi mes palëve është mbajtur dhe në fund është rënë dakord që trajneri Daja të largohet nga “timoni’ i skuadrës së Partizanit, që do të duhet të gjejë një trajner të ri për vitin e ardhshëm.
Ilir Daja mori drejtimin e Partizanit verën e 2020-ës dhe sezonin e kaluar luftoi deri në fund për titullin kampion, ndonëse më pas e mbylli në vendin e tretë, ndërsa këtë sezon pritshmëritë ishin më të mëdha, por skuadra nuk arriti të shfaqë potencialin në fushë.
Në 15 javët e luajtura për këtë sezon, Partizani ka fituar vetëm 4 ndeshje dhe ka arritur të grumbullojë 18 pikë, 15 më pak se Tirana kryesuese, duke komplikuar rrugëtimin drejt titullit kampion, me ‘të kuqtë’ që tani do të duhet të mendojnë më së shumti për një vend në Europë.
Gabim shume i madh. Jeni nxituar. Nuk mund te gjeni tjeter me te mire. Ai eshte njeri dhe trajner i mire.
Me mire te tregohet i sinqerte TRAINERI per arsyen e largimit. (po qe se eshte i vertete njoftimi per largimin)
Eshte e qarte qe do shkoje trainer i Dinamos ,gje per te cilen ( mendoj e ka katandisur skuadren e Partizanit ne ate situate ).
Eshte ne te drejten e tij te pa diskutushme per te zgjedhur por jo ne kete forme .
NUk jam askushi vecse nje shikus e dashamires i futbollit qe edhe pse kam shume vite i larguar nga atdheu i ndjek aktivitetet sportive te vendit tim e ne vecanti futbollin ku me pelqen skuadra e Tiranes qe po tregon me lojen qe zhvillon se e meriton vendin e pare.
Me nderime USA BOSTON
Ju lutem nese e botoni kete mendim nuk do desheroja te jepej adresa e emailit tim.