Shqipëria u bë një prej vendeve që ka pritur qytetarët afganë pas largimit nga vendlindja e tyre për shkak të pushtimit nga talebanët. Tabloidi amerikan, “Washington Post” i ka kushtuar një artikull disa qytetarëve afganë që arritën të largohen nga Afganistani dhe të strehohen në shtete të tjera.
Një prej tyre ishte dhe 34-vjeçari Miraqa Popal. “Jam me fat”, shprehet ai për median amerikane teksa qëndron i strehuar në një resort në Shëngjin.
“Të paktën kisha mundësinë që të largohesha. Shpresoj të nis një jetë të re” – vijon 34-vjeçari. Sipas “Ëashington Post”, Popal ka aplikuar për një vizë kanadeze, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Ai shprehet i kënaqur për mikpritjen në Shqipëri, por atij i mungon shtëpia e tij në Kabul, një banesë me 7 dhoma, një oborr ku organizonte festa të ndryshme me të afërmit.
Në Shqipëri, ai ka vetëm dy dhoma, një për të dhe familjen, dhe një kuzhinë ku gatuan. “Kjo është jeta, duhet të pajtohesh me të”, thotë Miraqa Popal.
Popal dikur ka udhëtuar nëpër botë për shkak se mbulonte TOLONEËS, kanali më i madh i lajmeve në Afganistan. Pas gati katër muajsh në Shqipëri ai ka nisur punë për organizatën si redaktor titrash, Por ai kërkon të rikthehet në “fushë”, pasi puna nga interneti nuk i jep të njëjtin emocion.